Gazetarja Erisa Zykaj për “Fax News” ka deklaruar se duhet një investgim i plotë për Tahirin dhe se hetimin ndaj tij e pengoi parlamenti. Ajo më tej ka nënvizuar se institucionet tona dhe qeveria nuk janë të aftë të bëjnë vetë reformat por duhet të vijnë të jashtëm që të bëhen ndryshime në vend.
“Është negative, dje kur isha në një darkë ku kishte shumë të ftuar, njëri përfaqësues nga Komisioni Europian më tha: Ju e dini çfarë imazh keni për vendin tuaj. Pra jemi akoma te imazhi negativ. Ne njihemi për rekorde kriminale në parlament, për drogë. Ne presim prej kohësh Vettingun dhe nuk po vjen. Duhet investigim i plotë i çështjes edhe për Tahirin. Kjo është një kthesë për drejtësinë shqiptare, ky hetim u pengua nga parlamenti. Ky është një rast serioz, kur flitet për një dyshim serioz, sigurisht që parlamenti ia lë drejtësisë. Kjo nuk ndodhi dhe kjo është zhgënjyese.
Ne kemi ngelur në dorën e Bashkimir Eurpian dhe Amerikës. Ne nuk arrijmë t’i bëjmë reformat vetë, por ne duhet t’i bëjmë reformat të tjerët. Pse nuk po bëhet Vettingu? Kur vjen FBI, autoritet italiane vijnë dhe thonë problemin me drogën, por ne këtu çfarë bëjmë? Kjo tregon politikën dhe punën e institucioneve tona për t’u përballur me problem të tilla. Tani duhen hapa konkrete. Ne jemi të pazotë për t’i bërë këto. Ne nuk kemi rrugë tjetër, kur nuk vijnë ndryshimet nga brenda duhet të vijnë nga jashtë.
Shpresoj që edhe në këtë rast të jemi në anën e qytetarëve. Lind pyetja ku jetojmë në Europë apo jetojmë në Afrikë? Ne nuk kemi standartet minimale të jetesës. Na keni lodhur me debatet sterile politike. Duhet të vihen parasysh interesat e shqiptarëve. Mua me erdhi shumë mirë që vizioni juaj ka të bëjë më interesat e qytetarëve. Duhet të kemi reportzh dhe gazetarë për qytetarët. Nuk mund të ketë gazetari cilësore nëse gazetarët nuk janë të mbrojtur”, u shpreh Erisa Zykaj. (J.V/Faxweb)