Në Kosovë, autoritetet thanë se presin që në vitin 2018 të aplikojnë për statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, raporton VOA. Këto komente u bënë gjatë një konference lidhur me Agjendën për reforma evropiane, një mekanizëm ky përmes të cilit synohet çuarja përpara e reformave kryesore që dalin nga marrëveshja për Stabilizim Asociim.
Kosova vazhdon të mbetet e fundit në Ballkanin Perëndimor në proceset integruese. (B.H/Faxweb)