Kryetaja e Bshkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka sqaruar incidentin me policinë në Shkodër, pasi në media u raportua se ajo është ndaluar nga policia rrugore.
Me anë të një regimi në rrjetet sociale ajo thotë se nuk është ndaluar nga policia rrugore pasi makina e saj ishte në oborrin e Bashkisë së Shokdrës. Por ajo thotë se ka folur me ta për të sqaruar situatën e rëndë bllokuese që kishte shkakruar ë qytet aksioni i policisë, që ajo e quan “allah-komunist.
REAGIMI I PLOTË:
Sërish propaganda prodhon fake neës.Paraditen e kësaj të shtune ndërsa isha nisur për në zyrën time në Bashkinë e Shkodrës, në krye të detyrës për tu shërbyer qytetarëve, u përballa me një situatë të paprecendent në qytetin e Shkodrës.
Një qytet tërësisht i bllokuar nga policia në akset ku mund të lëvizin automjetet. Qytet i mbushur me patrulla policie, që më shumë ua veshtirësojnë lëvizjen qytetarëve se sa i orientojnë apo u shërbejnë atyre.
Në këtë aksion alla-komunist, ku u futet frika qytetarëve, u përballa vetë me policinë rrugore.
NUK JAM NDALUAR nga Policia Rrugore, sepse makina ime ishte në oborrin e Bashkisë së Shkodrës, por kam preferuar të komunikoj vetë me ta drejtpërdrejt pas situatës që pashë në rrugët e qytetit tim.
Nuk mund të pranoj që të paralizohet tërësisht qarkullimi dhe jeta e qytetareve nga pseudo post-blloqe të policisë.
Një polici selektive ndaj qytetarëve që nuk sheh parkimet dyshe në çdo rrugë apo në rrugët që janë destinuara për biçikleta. Një polici e verbër përballë automjeteve që për vite me radhë kanë bllokuar qarkullimin duke u lënë aty për shitje.
Pra nuk është ndaluar kryetarja e bashkisë, sepse unë isha në oborrin e Bashkisë së Shkodrës, por situata e rrugëve në qytet është e papranueshme e kjo është krijuar nga policia rrugore.
Nisur nga kjo komunikova vetë drejtpërdrejt jo vetëm me efektivët rrugore por edhe me drejtuesit e tyre që më siguruan që do të marrin masa.
E këtu është një pikë ku unë bie dakort: të merren masa për tu shërbyer qytetarëve e jo për të “shitur” fake neës.
(Më poshtë po iu ilustroj përmes fotove situatën në rrugët e qytetit të Shkodrës). (B.H/Faxweb)