Në fshatin Kurtëz, Njësia Administrative Buz, Memaliaj, është gjetur i varur nga familjarët në një pemë në baçen pranë banesës së tij një 23-vjeçar. Mësohet se i riu varet nga depresioni.
DETAJE:
Në orën 15:45, njoftohemi se në fshatin Kurtëz, Njësia Administrative Buz, Memaliaj, në një pemë në baçen pranë banesës së tij është gjetur i vetvarur nga familjarët e tij shtetasi L.B, rreth 23 vjeç. Nga informacionet e marra ky shtetas vuante nga depresioni. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (J.V/Faxweb)