Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Tiranë. Një automjet ka përplasur një kalimtare tek sa kjo e fundit po kalonte rrugën.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur ”Kryqëzimi i Patokut”. Shtetasja ende e paidentifikuar u nis menjëherë drejt Tiranës në gjendje të rëndë për jetën.
Informacion paraprak:
Më datë 20.11.2017, rreth orës 16:50 është marrë njoftim se në superstraden Lezhë-Tiranë, tek mbikalimi i Patokut, ka ndodhur nje aksident.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbëritur shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se:
Automjeti me targa AA 567LO me drejtues shtetasin G.R. ,ka përplasur një këmbësore (akoma e paindentifikuar )
Shtetësja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetsore ku është nisur menjëherë për në Q.S.U. Tiranë.
Grupi hetimor në vendgjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
(B.H/Faxweb)