A ju ka ndodhur ndonjëherë të dilni me një mashkull që duket interesant e simpatik, dhe të mërziteni që në takimin e parë? Qetësohuni, nuk jeni e vetmja.
Nichi Hodgson, gazetarja shkrimtare e librit ‘’Kuriozitetet e historisë së takimeve” pohon se burrat nuk ndihen rehat përpara grave të pavarura e në karrierë. Sot, janë shtuar më shumë gratë që ankohen se nuk po gjejnë mashkullin e duhur. Janë të shumtë ata që pohojnë se me ndryshimin e kohërave dhe roleve, duke mos qenë më gruaja ajo që duhet të qëndrojë në shtëpi për t’u kujdesur për ‘’gjërat e dorës së dytë’, asnjëri prej palëve nuk e di se si ta trajtojë e përballojë ndryshimin e gjeneratës së re.
Stereotipi me të cilin janë mësuar prej qindra vjetësh nuk është çrrënjosur ende nga mendjet e tyre. Por a ekziston raporti i mirë burrë e grua? Ka ende shpresa, mirëpo përpjekja duhet të jetë më e madhe nga të dy palët, tashmë të modernizuara.
Kjo nuk do të thotë të ndryshosh për tjetrin, por ta pranosh atë. Sikur të provonin të gjithë të bashkëjetonin me gjeneratën e re, duke mos e mbajtur hundën kaq lartë, rezultatet mund të ishin më të mira./Living