Vijojnë aktivitete në kuadër të veprimtarisë “Java e Fëmijëve Jetimë” që zhvillohet nën kujdesin e Presdientit të Republikës .Ilir Meta.
Çifti i njohur show bizz-it Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj ishin të pranishëm në ekspozitën e realizuar pranë Institucioneve të Presidencës të cilët vlersuan organizimin e veprimtarisë ndërgjegjësuese dhe solidarizimin e përkrahjen e tij për fëmijët pa kujdes prindëror.
Në aktivitetin ku morën pjesë nxënës të shkollave 9-vjeçare “Hillary Klinton” dhe “100 Vjetori i Pavarësisë”, si edhe nxënës të gjimnazit “Ibrahim Rugova” në Kamëz, artistët e njohur Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj shprehën solidaritetin e tyre me fëmijët pa kujdes prindëror. (M.Q/Faxweb)