Përfaqësues të komunitetit shqiptar në Medvegjë dhe të diasporës shqiptare kanë takuar sot në mbrëmje Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
Siç shihet dhe nga pamjet Meta është ulur në një tryezë me banorët e Medvegjes i është bashkuar atyre në një tryezë, ndërsa njëri prej tyre i bie çiftelisë.
Më parë duke i uruar mirëseardhjen dhe duke e falenderuar për vëmendjen, përfaqësuesi i diasporës shqiptare të Medvegjës, z.Fadil Selmani, në emër të tyre, i ka dhënë Presidentit Meta një pllakatë falenderimi dhe monografinë e shoqatës humanitare “Medvegja”. (B.H/Faxweb)