Kreu i PD-së Lulzim Basha pozicionohet kundër inceneratorëve në Shqipëri, duke dënuar si një projekt mafioz, pas së cilit sipas tij qëndron Edi Rama dhe Arben Ahmetaj
”Prokuroria dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit të vënë pikat mbi i, 40 milionë euro në vit që mund të ndërtoheshin shkolla dhe spitale”, deklaroi sot Basha.
DEKLARATA E PLOTË:
”Sektori i plehrave dhe mbetjeve është sektori kryesor ku Edi Rama ka dashur t’i lërë dorë të lirë interesave kriminale.
Edhe pse ligji është ndaluar nga hyrja në fuqi, prapë Edi Rama po ecën me një strategji shkatërruese për vendin: incineratorët.
Pse është shkatërruese? Në radhë të parë për njerëzit!
Së dyti: politikë e rrezikshme për shëndetit publik!
Së treti: nuk ndihmon industrinë e riciklimit!
Projektet e incineratorëve janë zbuluar si afera kriminale. Pse e themi këtë?
Mediet kanë zbuluar dhe kanë vënë dokumentet para publikut, të treja qëndron një njeri por pronarët e vërtetë janë Arben Ahmetaj dhe Edi Rama, vetëm ata mund të kishin guxim t’i jepnin 4.8 milionë euro pa filluar punë.
Në total sipas dokumenteve janë 400 milionë euro të paguara në 10 vite për këto incineratorë.
Marrin privatin për të ndërtuar incinertorët dhe bëjnë partneritet publik me privatin, ku privati nuk merr asnjë rrisk përsipër dhe e bëjnë këtë për një periudhë 10 vjeçare, 40 milione euro në vit.
Këto para në vend që të shkojnë për shkolla, në vend që të shkojnë për spitale… jo është aferë kriminale, mafioze!
Prokuroria dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit të nisë menjëherë hetimin dhe të vënë pikat mbi i!
Kjo është një aferë e përmasave kriminale dhe është faqja tjetër e kanabizimit të Shqipërisë. Me kanabizimin eksportohej drogë drejt Europës, me incineratorë synohet importimi i plehrave dhe krijohet një aferë ku përfundojnë 40 milionë euro në vit, pas një personi që është Edi Rama dhe Arben Ahmetaj.
Kjo është afera që dua të denoncoj sot!”
(V.G/Faxweb)