Ajo është e zgjedhur deputete nga ana e Partisë Socialiste për herë të parë në zgjedhjet e 25 Qershorit të këtij viti dhe menjëherë ka fituar besimin e të vetve për të qenë pjesë e debateve televizive. E kemi fjalën për Klotilda Ferhatin, në profesion juriste.
Çdo ditë e më shumë Ferhati po merr zë sa i përket daljeve të saj, ku ka tërhequr më së shumti vëmendjen me rastin e mos-heqjes së imunitetit për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Dje po ashtu ajo ka qenë pjesë e një debati televiziv me deputetin e PD-së Ervin Salianji ku mes të tjerash ka pranuar faktin se dikur ka qenë pjesë e PD-së, në kohën kur ka qenë në gjimnaz. (më poshtë debatI i plotë)
Nëse i hedh një sy të shpejtë CV-së së vetë Ferhatit shihet se ajo ka qenë pjesë e Këshillit Bashkiak të Tiranës nga ana e PS-së dhe më pas është propozuar për të qenë pjesë e listës së deputetëve për kryeqytetin.
Po ashtu Ferhati e quan veten si pjesë të shoqërisë civile, ndërsa nga viti 1997 deri në Dhjetor 2000, Klotilda është angazhuar si koordinatore e Programit të Debatit – një program për nxitjen e lidershipit rinor, tolerancës dhe mendimit kritik pranë Fondacionit Soros, ku ka shërbyer dhe si anëtare e Bordit të Rinisë.
Ndoshta kjo ka qenë edhe koha kur mund të ketë pasur dhe kontaktet e para me kryeministrin Rama, edhe ky një nga mbështetësit e lëvizjes Soros në vendin tonë.
Se cili do të jetë posti i ardhshëm për Ferhatin nuk dihet, po një gjë është e qartë, që Rama nuk promovon asnjë person pa shkak.
DEBATI ME SALIANJIN:
Salianji: Po gënjen në publik. 1, është ofertë e pa kërkuar, 2 nuk ka pasur studim
Ferhati: Nuk na intimidon dot me këto.
Salianji: Po mashtron pa pikë turpi. Nëse unë gënjej nuk dal më në publik. Por po gënjen. Ja ku i kam dokumentet. Bëhet fjalë për 4.8 milionë euro për kompaninë e incinerimit në Fier. Kërkoni falje. Jepeni pa tender, jepeni pa e kërkuar, por do të ndiqeni penalisht. Ju nuk skuqeni nga turpi.
Ferhati: Pse nuk shkoni në prokurori?
Salianji: Në Tiranë i kanë dhënë brenda ditës, Këta shpallin fitues po garë, dhe më 17 bëjnë VKM për ta paguar.
Ferhati: Unë jam juriste dhe flas me përgjegjshmëri, ti je mësuar të gënjesh, nuk të bën përshtypje. Pse jemi avokatë të kompanive private.
Salianji: Ti je në konflikt interesi sepse shkon tek këta dhe jep konsulencë ligjore. Dhe gënjen
Ferhati: S’jam si ty që bën deklarata të tilla.
Salianji: Ti flet sikur flet me vjehrrën.
Ferhati: Ty të kanë sjellë me letra, ti nuk di per kontratën.
Salianji: Unë flas me dokumenta, ja ku i ke. 4.8 milionë.
Ferhati: Cfarë është publike, ato paratë nga Parajsa Fiskale pse i morët?
Ervin Salianji: Nuk ka asgjë pagesë të bërë nga PD për zgjedhjet përveç atyre që janë në KQZ. Çdo kontratë është e depozituar në KQZ. Ne jemi të gatshëm të përgjigjemi dhe kjo është një situatë për të tërhequr vëmendjen. Di tju them se PD ka depozituar çdo pagesë në KQZ. Ju e bëni këtë për të mbrojtur Qazim Sejdinin, Orest Sotën, kontratat e Vilma Nushit. Më nxjerr kontratat për inicatorët? Me çfarë parash u blenë palmat që u thanë? Kryeministri udhëton me charter. Po kontratën me Tony Blair? Pse vjen këtu ish kryeministri britanik? Ne kemi depozituar në KQZ të gjitha të gjitha kontratat e shpenzimeve.
Klotilda Ferhati: Kontrata ekziston. Ku erdhën këto para? Çfarë burimi kanë këto para që janë bërë për lobing?
Ervin Salianji: Çfarë i ke këto se ke qenë edhe në PD…
Klotilda Ferhati: Po kam qene në kohën e gjimnazit… Ju zgjodhët partinë e tapisë. Unë kam një karrierë të gjatë në politikë. Kam 17 vite në politikë dhe zbatimi i ligjit është parësore për mua.
(E.K/FAXWEB)