Investitori miliarder George Soros ka ‘kanalizuar’ një shumë më të madhe parash se ekonomitë e Xhamajkës apo Shqipërisë në një organizatë private të kontrolluar prej tij dhe këto para nuk mund të tatohen nga Shërbimi i Brendshëm i Ardhurave të SHBA (IRS).
Themeluesi i Fondacionit Soros me një vlerë prej 26 miliardë dollarësh, i ka transferuar 18 miliardë dollarë Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur gjatë viteve të fundit.
Siç saktëson ‘Wall Street Journal’, kur një person dhuron asete të pataksueshme dhe të vlerësuara në një fondacion privat, ai mund të mbajë deri në 20 përqind të vlerës së tregut në deklaratën e tij personale tatimore, duke e mbajtur këtë zbritje për pesë vjet.
Kur Kongresi eliminoi frenimin e taksave në vitin 2008, investitorëve iu dha afat deri më 31 dhjetor 2017, për të kthyer në SHBA të ardhurat dhe për të paguar taksat e akumuluara. Pasi Soros bëri këtë manovër taksash, ai nuk i detyrohet IRS-së (Shërbimi i Brendshëm i Ardhurave ).
Donatorët mund të vijojnë kontrollin e parave për vite apo edhe dekada, pasi fondacionet mund të punësojnë anëtarë të familjes me rroga deri në gjashtë shifra për të menaxhuar bamirësinë.
Kështu, paratë mund të mbahen pothuajse përgjithmonë nga familja Soros. Miliarderi vetë ka thënë në mënyrë të përsëritur se të pasurit në Shtetet e Bashkuara duhet të paguajnë më shumë taksa.
Gazeta gjithashtu përmend filantropët e vetëshpallur si Mark Zuckerberg, i cili ka premtuar të heqë dorë nga 99 përqind e aksioneve të tij në Facebook, të cilat janë me vlerë 70 miliardë dollarë, për t’i dhuruar ato në fondacionet bamirëse që ka familja e tij.