01:18 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Renditja, “shqipja” gjuhë e vështirë, më shumë se 3 vite për ta mësuar

21:50 | 29/11/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Renditja, “shqipja” gjuhë e vështirë, më shumë se 3 vite për ta mësuar

Duhen më shumë se 3 vjet për të mësuar gjuhën shqipe.

Sipas një renditjeje të fundit të Institutit të Shërbimit të Huaj, shqipja konsiderohet ndër gjuhët më të vështira për t’u mësuar, për të cilën do t’ju duhen 144 javë. Por, nga ana tjetër, Instituti sugjeron se mësimi i gjuhës shqipe duhet parë me prioritet për të eksploruar mundësitë e biznesit në Shqipëri.

Instituti FSI ka krijuar një listë për të treguar kohën e përafërt që ju nevojitet për të mësuar një gjuhë të caktuar si një folës anglez. Sipas hartës, italishtja dhe spanjishtja konsiderohen si gjuhë relativisht të lehta për t’u mësuar, koha për të cilat vlerësohet 24 javë. Ndërsa ndër gjuhët më të vështira harta ngjyros kontinentin afrikan, për të cilat do të duhen më shumë se 88 javë.

Studimi në fund, nga Instituti, jep arsyet se pse duhet mësuar gjuha shqipe:

Pse të mësojmë gjuhën shqipe?

“Ndërsa ka relativisht pak njerëz në botë që do flasin këtë gjuhë në krahasim me shumë të tjerë, duke mësuar një gjuhë që nuk tërheq shumë njerëz për të mësuar atë, ju mund të jeni shumë të kërkuar për një aftësi të tillë të veçantë. Reformat e tregut të lirë kohët e fundit kanë hapur vendin deri tek investimet nga bizneset e huaja, veçanërisht drejt zhvillimit të energjisë dhe tregjeve të transportit. Është momenti i duhur për të eksploruar mundësitë e biznesit në Shqipëri. Gjuha shqipe dhe ata që flasin atë, janë të lokalizuar përreth Europës Juglindore. Nëse jeni duke kërkuar të lëvizni në këtë zonë për punë, atëherë gjuha shqipe sigurisht që do të jetë e dobishme për të mësuar.
Duhet kujtuar se Shqipëria u zgjodh vendi më i mirë për t’u vizituar nga Lonely Planet në vitin 2011. Ajo u zgjodh si e tillë jo vetëm për plazhet dhe ndërtesat e bukura, por edhe për kuzhinën e shkëlqyer dhe jetën e natës që lulëzonte. Nëse ka kohë më të përshtatshme për të eksploruar Shqipërinë dhe gjuhën shqipe, atëherë ajo kohë me siguri është tani.”- thuhet në raport. Monitor

 

Etiketa: gjuha shqipe
Pas

Për këtë këngëtare shqiptare, Bebe Rexha kërkon mbështetjen e fansave

Para

Haradinaj i ndan çmim pas vdekjes, nderohet albanologu Robert Elsie

Para
Haradinaj i ndan çmim pas vdekjes, nderohet albanologu Robert Elsie

Haradinaj i ndan çmim pas vdekjes, nderohet albanologu Robert Elsie

Discussion about this post

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.