Ornela Çuçi, zëvendësministrja e Mjedisit ka qenë e ftuar në ‘’Fax News” për të folur në lidhje me aksionin e pastrimit të vendit. Çuçi u shpreh se janë identifikuar rreth 800 ndotës të mëdhenj.
‘’Edhe katër vite më parë është ndërmarrë një aksion për gurorët dhe pamë se ku qëndronte problemi.
Është bërë i gjithë legjislacioni dhe kemi përshtatur me ligjet e BE-së. Ne jemi duke mbledhur të gjithë informacionet për grupet. Për të gjithë 11 grupet më problematike që janë pularitë, bizneset e pastrimit të peshkut, fermat, e të tjera si këto.
Ka shumë landfillë që i hidhnin mbetjet në det, ne jemi duke pilotuar për të kuptuar se cila do të jetë skema më e mirë që të përdorim në të gjithë vendin.
Nuk kemi një studim që të na tregojë se ku është zona më e papastër e Shqipërisë, na duhet që të fillojmë nga të gjitha anët.
Ne nuk kemi ndërmend që të kalojmë në gjoba menjëherë. Përsa i përket edukimit, është shumë e pjesshme edukata mjedisore në shkolla, andaj kemi menduar që të kemi një lëndë të mirëfilltë”, u shpreh mes të tjerave Çuçi.
(E.K/FAXWEB)