Një banesë e vjetër në Gjirokastër është shembur pjesërisht orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, në zonën historike të qytetit.
Moti i keq me stuhi të forta shiu dhe përmbytjet që kanë përfshirë qytetin e Gjirokastrës, kanë shkaktuar dëmtime të rënda në banesat e vjetra çka ka bërë që ato të jenë në rrezik shembje.
Ndërkohë, familjarët që banojnë aty janë ekavuuar dhe për momentin ndodhen në konviktin e qytetit ku janë sistemuar nga autoritetet vendore dhe Emergjencat Civile.
Po sikur të mos mjafonte shembja e banesës së vjetër, rrëzimi i saj mund të dëmtojë dhe një banesë aty pranë. E zonja e shtëpisë tregon për ‘’Fax News” se kanë fjetur me merak nga frika e shmebjes së plotë të saj.
(E.K/FAXWEB)
https://www.youtube.com/watch?v=L369F68fa2o&feature=youtu.be