04:55 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

E motra zgjidhet në Këshillin Bashkiak në Bavari, Sonila Meço shkruan rreshtat që çdokush do donte t’i lexonte

08:24 | 06/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
E motra zgjidhet në Këshillin Bashkiak në Bavari, Sonila Meço shkruan rreshtat që çdokush do donte t’i lexonte

Janë fjalë zemre ato që vetëm motrat dinë të shkruajnë, dhe nëse je edhe një gazetare si Sonila Meço rreshtat janë edhe më të zgjedhur.

Motra e saj Rez që prej vitesh jeton në Gjermani ka arritur të jetë pjesë e Këshillit Bashkiak të Bavarisë, me premisa për të shkuar deri në Parlament.

Kjo arritje e bën atë të parën shqiptare në këtë post. E sigurisht në një ditë të tillë lumturia e së motrës nuk mund të fshihet.

REAGIMI I PLOTË I SONILA MEÇOS:

Thonë se çdo foto është një histori. E parë kështu, do meritonte veç finalen e një historie të gjatë pune, përkushtimi, sakrifice, dështimesh e suksesesh të një studenteje doktorature që në vitin 1998 vendosi të zhvillojë veten në Gjermani. Kjo është Rez, motra ime.

Dhe në këto foto është një histori: PHD-ja e nisur në anglisht, duhej përfunduar në gjermanisht pa ditur asnjë fjalë, çdo vit ecuria e kualifikimit do të varej nga suksesi i eksperimenteve dhe sasia e publikimeve në revistat më të njohura të fushës. Mbrojta do ta gjente mami të një vogëlushi 7 muajsh që ngatërronte provimet e studentëve me këmbkat e vogla në tryezën e punës.

Do ishte shqiptarja e stafit akademik të Universiterit të Erlangenit, do të mundësonte bursa studimi për shumë shqiptarë, do të organizonte ditët e Shqipërisë në Nuremberg, ato të Kadaresë në libraritë e Schëabach, do të angazhohej në bashkinë e qytetit në dhjetra projekte për integrimin e të huajve, do të drejtonte një nga organizatat më të rëndësishme në trajtimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme, derisa do të mbërrinte sot si e para shqiptare anëtare e Këshillit Bashkiak (SPD) të qytetit nga 1 janari 2018. 
Dhe me premisën për të vijuar deri në parlamentin e Bavarisë.

Kjo është pjesa e dukshme, finalja e historisë së një shqiptareje që si shumë të tjerë ia del në Gjermani, atje ku njerëzit promovohen nëse punojnë, duan e guxojnë. Kaq e thjeshtë, kaq e vështirë, sepse e merituar. Ma bëre zemrën mal Rez! 

Nuk di si do kish qënë jeta jote këtu, mua më merr malli sa një Zot e di e do të kisha dashur mëngjeseve të të qahesha ty për rrokopujën e këtij vendi, pasditeve të luaje me mbeskën tënde për të shkarkuar stresin e një dite me kusuret tona, e fundjavave të mblidheshim për një byrek të diele nga mami se e qan edhe kur s’ka drita, por vështirë se do të lumturohesha për çfarë merrje në këmbim nga gjithë ai përkushtim. 

Nuk mundja dot edhe kësaj here të shmangia qejfin e krenarisë që ndjeja fëmijë kur i pohoja shoqeve: ‘Kjo është motra ime’. Vetëm një merak kam, kujdes me lejet e ndërtimit, se si shumë gjelbërim ka Bavaria e çoku na pëlqejnë ne shqipove qendrat tregtare. 

(E.K/FAXWEB) 

 

Etiketa: e motrasonila meco
Pas

Shqipëria, e treta në Ballkan për të prekurit nga SIDA

Para

Njihuni me shqiptarin që i gatoi Mbretëreshës së Anglisë: Si u përzgjodha dhe pse hapa restorant

Para
Njihuni me shqiptarin që i gatoi Mbretëreshës së Anglisë: Si u përzgjodha dhe pse hapa restorant

Njihuni me shqiptarin që i gatoi Mbretëreshës së Anglisë: Si u përzgjodha dhe pse hapa restorant

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.