11:20 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shqipëria, e treta në Ballkan për të prekurit nga SIDA

08:20 | 06/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shqipëria, e treta në Ballkan për të prekurit nga SIDA

Shqipëria zë vendin e tretë në rajon për sa i përket personave të infektuar nga HIV/AIDS.

Nga të dhënat e ECDC, Qendra Europiane e Kontrollit të Sëmundjeve, e cila ka monitoruara situatën e HIV/AIDS në 15 vende, Shqipëria renditet pas Qipros dhe Malit të Zi për nga numrin i të prekurve duke lënë pas Rumaninë, Turqinë, Sllovakinë, Bosnje Hercegovinën e të tjerë.

“Kemi 81 raste të reja këtë vit. Numri në total shkon në 1090 të raportuara, por vlerësohet të jenë më shumë”, shprehet Marjeta Dervishi, mjeke epidemiologe.

Rruga më e shpeshtë e përhapjes së virusit HIV në Shqipëri mbetet ajo seksuale.

“Grupi i meshkujve që kryejnë seks me meshkuj, duke iu referuar të dhënave të viteve të fundit, do të shikojmë që kemi një rritje të lehtë”, shprehet mjekja.

Por shqiptarët vazhdojnë të vuajnë ende stigmë. Nuk testohen vullnetarisht për HIV, ndaj dhe rastet kapen në stad të avancuar.

“60% e rasteve paraqiten në një stad të avancuar. Ne mendojmë që këta persona duke u diagnostikuar vonë mund të kenë mesatarisht 6 deri në 7 vite që mund të jenë infektuar dhe mund të kenë infektuar edhe persona të tjerë”, shprehet Dervishi.

Shkenca ka evoluar dhe nëse kapet në kohë, një person me HIV/AIDS që trajtohet rregullisht me antiretroviralë, të cilët ofrohen falas në shërbimin infektiv, mund të jetojë vetëm dy apo tre muaj më pak se një person i paprekur.

Ndërkohë që edhe në Shqipëri është bërë e mundur që nga prindër me HIV/AIDS të lindin bebe të pa infektuara .Tanimë është shënuar rasti i tetë. Testi ndaj HIV/AIDS ofrohet falas këtë vit vetëm për gratë shtatzëna.

HIV/AIDS në Shqipëri

Rasti i parë në vitin 1993
81 raste të reja për vitin 2017
1090 raste në total
15 persona kanë humbur jetën në 2017-n/ Top Channel

Etiketa: ballkanshqiperiaSIDAvendi i trete
Pas

SHTYPI I DITËS. 06/12/2017

Para

E motra zgjidhet në Këshillin Bashkiak në Bavari, Sonila Meço shkruan rreshtat që çdokush do donte t’i lexonte

Para
E motra zgjidhet në Këshillin Bashkiak në Bavari, Sonila Meço shkruan rreshtat që çdokush do donte t’i lexonte

E motra zgjidhet në Këshillin Bashkiak në Bavari, Sonila Meço shkruan rreshtat që çdokush do donte t'i lexonte

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama në Samitin e Shkupit: Jemi më pranë se kurrë anëtarësimit në BE, Plani i Përbashkët do të realizohet

Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: U raportuan 24 vatra zjarri në 24 orë

“Eja në Shqipëri të shijosh pak diell”/ Deputeti britanik Farange pranon ftesën e Ramës: Do të diskutojmë deportimin e të burgosurve shqiptarë

Sulm me thikë në Gjermani! Një i vdekur dhe katër të plagosur në një kompani në Mellrichstadt

Europa ‘digjet’ nga vala e të nxehtit: Dy viktima në Itali, mijëra të evakuuar në Turqi

E rëndë në Fier/ Arrestohet 36-vjeçari, kreu marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12 vjeçe

Furnizoheshin me armë, fishekë dhe municione në Shqipëri, çmontohet grupi kriminal në Greqi! Policia zbulon skemën

“Tango Mike”, Forcat e Sigurisë së Kosovës zhvillojnë ushtrim fushor me tanket e ushtrisë

EMRAT/ Furnizonin me drogë spaçatorët, dy të arrestuar në Tiranë, sekuestrohen 1.2 kg kokainë

“Lufta po afrohet”: Familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.