Nga konferenca e 20-vjetorit të OSBE-së ish-kryeministri i Italisë, Romano Prodi ka vlerësuar rrugën e Shqipërisë drejt procesit të integrimit në Bashkimin Europian.
Në konferencën “Roli i partnerëve në tranzicionin e Shqipërisë”, ish-kryeministri italian tha se sa herë që vjen në Shqipëri, sheh ndryshime pozitive.
“Shqipëria po ecën në rrugën e integrimit. Sa herë vij në Shqipëri shoh ndryshime. Ne duhet të ndihmojmë me hapat e tjerë të ecim me këtë proces. Ne duhet të jemi optimistë për të ardhmen, pasi kohët më të vështira kanë mbaruar. Ishte vërtet unike në botë të ishe e izoluar në Europë dhe e shkëputur nga pjesa tjetër e botës. Lidhjet e vetme ishin me Kinën”, tha Prodi. (J.V/Faxweb)