09:19 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U intimidua nga Juncker e Rama, reagon Erisa Zykaj. Vincent Triest: Qëndrimi i Presidentit për të ardhur keq

11:37 | 06/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
U intimidua nga Juncker e Rama, reagon Erisa Zykaj. Vincent Triest: Qëndrimi i Presidentit për të ardhur keq

Presidenti i Komisionit Europian Jean Claude Juncker dhe kryeministri Edi Rama intimidojnë gazetaren mes Brukselit. Juncker dhe Rama, në rolin e dy kryeredaktorëve i kanë mbajtur leksion gazetarie një prej gazetareve më të guximshme në Bruksel, Erisa Zykës.

”Dikush shkruan, dikush kopjon dhe ju ngrini pyetjet tuaja”, ka komentuar Juncker duke vënë në dyshim në mënyrë indirekte aftësinë e gazetares.

Pra për Juncker-in, faktet që nxjerrin kolegët tanë në media të tjera, nuk duhen të merren në konsideratë po nuk i kemi publikuar ne vetë.

E megjithatë ndaj këtyre sulemeve ka reaguar vetë gazetarja Zykaj e cila është shprehur se nuk e priste kurrsesi një reagim të tillë  nga ana e Presidentit të Komisionit.

“Nuk e prisja kurrsesi që presidenti i Komisionit Europian të përdorte një gjuhë të tillë për mediat europiane, ku AFP është një referencë botërore dhe Neësëeek që gëzon një reputacion serioz si media. Nuk është një deputet europian që flet, është presidenti i ekzekutivit europian dhe në gojën e tij, këto media u reduktuan si media që kopjojnë njëra tjetrën.

Këto media në realitet reflektojnë një problematikë të realitetit shqiptar, që ndikon në opinionin publik të shteteteve anëtare, ngaku aktualisht ka së paku tre shtete anëtare që janë kategorikisht kundër”, shprehet Erisa Zykaj.

Nga ana tjetër një tjetër gazetar që e njeh mjaft mirë terrenin e raportimit nga ana e BE-së është edhe Vincent Triest, i cili ka pasur edhe një shkrim për ‘’Newsweek”. Ai thotë se është për të ardhur keq për reagimin e Juncker.

“Ndermjet mediave mora vesh se Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker kishte komentuar mbi ‘ceshtjen e droges ne mediat nderkombetare’ (dhe shkrimi im ne revisten Neësëeek), duke thene se puna e gazetaret nuk eshte te kopjojn njeri tjetri.

Ne fakt eshte per te ardhur keq se Presidenti i Komisionit Europian – nje nga instuticionet me te rendsishme ne BE – te reagon ne nje menyre aq te cudtishme.

Dua ti rikujtoj zotit Juncker qe shkrimi ne Newsweek ishte bazuar mbi disa raporte nderkombetare, duke perfshire dhe vete agjencine policore te BE-se EUROPOL. Do te ishte mire qe zoti Juncker ti lexonte keto raporte.

Por me shume keqardhje dëgjova dhe si zoti Juncker zgjodhi te nderhynte ne nje pyjetje jo te drejtuar ndaj ti. Erisa Zyka – qe per mua eshte nje nga gazetaret me te mire qe ka Shqiperia – nuk beri asgje me shume sesa punen e saj. Prandaj dua te shpreh mirenjohje per Erisa, qe ne fakt eshte nje shembul per cdo njeri qe punon ne media ne Shqiperi. Puna kryesore te nje gazetari eshte te kontrolloj, dhe jo te promovoj. Per te gjithe ata qe duan te lexojne vetem lajme turistike, mund te abonohen shume kollaj tek nje nga qindra revista turistike qe botohen ne bote (dhe nuk kane asnje obligim te ndjekin lajmet te tjera)”, shkruan mes të tjerash Triest.  

(E.K/FAXWEB) 

 

Etiketa: erisa zykajvincent triestzykaj
Pas

Shehi: 260 mijë vende pune, gënjeshtër e madhe. Reagon Ahmetaj: Po të kisha marrë këshillat tuaja do kisha djegur Shqipërinë (DEBATI)

Para

Shokon këngëtarja e njohur amerikane: Po humb shikimin nga mungesa e seksit, kam 13 ditë pa k**

Para
Shokon këngëtarja e njohur amerikane: Po humb shikimin nga mungesa e seksit, kam 13 ditë pa k**

Shokon këngëtarja e njohur amerikane: Po humb shikimin nga mungesa e seksit, kam 13 ditë pa k**

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kavajë/ Ngriti shtëpi bari në Spanjë dhe vodhi energjinë, arrestohet për ekstradim 54-vjeçarja e kërkuar

Në kërkim nga Italia, arrestohet 52-vjeçari në Cërrik, pritet ekstradimi

Ende aktive vatra në Dishnicë të Korçës, 60 forca në terren nga zjarrfikësja, ushtria dhe pyjorja për të parandaluar përhapjen e flakëve

Fier/ 26-vjeçarja mbyti me tel babain dhe tentoi të fshihte ngjarjen, arrestohet edhe e ëma që e ndihmoi

Vëllezërit sulmojnë me thikë 33-vjeçarin pas sherrit për motive të dobëta, arrestohet njëri prej tyre

Helikopteri iranian përballet me luftanijen amerikane që i afrohet ujërave territoriale

Parashikimi i motit për sot, 25 korrik 2025

Shkencëtari izraelit: Raketa e re turke mund të arrijë vendin tonë

Sot tentativa e fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pjesëmarrës në seancë dhe ambasadorët

Aksident në aksin Palasë- Dhërmi/ Automjeti u përplas me bordurën anësore, ndërron jetë 9-vjeçari, arrestohet shoferi. Ishte i dehur në timon

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.