Instagram sapo lançoi opsionin e ri dhe ne u çmendëm nga gëzimi!
Më në fund story-t tona do të qëndrojnë më shumë se 24 orë, derisa ne të mërzitemi dhe të duam ti heqim ato.
Ky opsion i quajtur “Highlight” na bën që story-t e shpërndara, t’i marrim dhe t’i grupojmë në një post të botuar në krye të faqes tonë të profilit.
Highlights do të shfaqen drejt nën bio dhe do të qëndrojnë aty derisa ne t’i heqim ato.
Ajo ç’ka është vërtetë intëresante me këtë veçori është s emund të ruash ngjarje specifike, si një koncert apo njerëz të caktuar!
Ja se si Instagram e përshkruan këtë veçori të re:
Highlights stories do të mundësojnë pasurimin e profilit tuaj me gjëra të reja më shumë se kurrë më pare.
Ndarja e momenteve më të mira me qenin tuaj, pushimet tuaja të fundit të familjes, ose një koleksion të selfieve më të bukura.
(F.M/Faxweb)