Deputetja e PD-së Rudina Hajdari, vajza e ish-liderit të lëvizjes së dhjetorit Azem Hajdari ka kujtuar ditën e rinisë përmes një postimi në rrjetet sociale.
Rudina Hajdari shkruan se rinia nuk është pronë e partive por pasuri për kombin dhe garanci për zhvillimin e tij.
Ajo thotë se 27 vite më pas të rinjtë gëzojnë vetëm energjinë dhe shpresën e moshës por nuk zotërojnë aspak mundësinë dhe premisat për për një jetë dhe të ardhme siç siguron një shtet demokratik.
POSTIMI:
8- Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinise, vjen se pari si Dita simbol e lirise dhe demokracise. Te rinjte, studentet e Dhjetorit, ngriten themelet e revolucionit demokratik dhe fituan betejen me rrezimin e diktatures.
Jam e bindur se heroizmi dhe guximi i levizjes studentore 90, ka ngritur per çdo brez, per sakrificat e lirise.
Pak~kush nga te rinjte evropian te asaj epoke do kuptonte etjen dhe endren per liri e demokraci sic e paten bashkemoshataret e tyre shqiptare.
27 vite me pas, me shume se nje çerek shekulli, te rinjte gezojne vetem energjine dhe shpresen e moshes, por nuk zoterojne aspak mundesite dhe premisat per nje jete stabile dhe me te ardhme siç siguron cdo shtet demokratik per te rinjte e vet.
Mendoj se politika, sistemi i dobet institucional qe ajo ka ngritur, i detyrohet shume te rinjve. Rinia ne Shqiperi nuk ka status social me standarte, nuk ka te drejta te barabarta per arsimim dhe nuk i krijohet konkurence e drejte per nje treg pune. Per te zgjidhur keto sfida duhet te punojme te gjithe forcat politike, pa ndasi ne Parlament, per te bere ligje dhe programe mbeshtetese per rinine.
Rinia nuk eshte prone e partive por pasuri per kombin dhe garanci per zhvilimin e tij.
(B.H/Faxweb)