Pas problemeve që u krijuan në numërimin e votave, dyshimeve për manipulim, pretendimeve të vetë laçit për manipul të procesit zgjedhor, është miratuar fitorja e Pro.Dr.Sabri Laçit si dekan në fakultetin Histori – Filologji. Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla i ka dërguar një shkresë kryetares së komisionit të zgjedhjeve, Majlinda Ketës, ku i shprehet se “pasqyrimi i rezultateve të votimit në përqindje nga KQZ e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë është në përputhje me rregulloren e ligjshme.”
Në zgjedhjet që u zhvilluan për Dekan i këtij fakulteti, Laçi fitoi 50.14% të votave.
Shkresa e ministres Nikolla për Ketën dhe CV e Prof. Dr. Sabri Laçit.
(F.M/Faxweb)