06:24 | 02/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zgjedhjet për KED-në, Luan Rama: Skandal! Mes fituesve ka edhe nga nga ata që plotësojë kriteret

12:13 | 12/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Luan Rama: Skandaloze, nuk funksionojnë as 11 radarët që ka policia, hapësira detare nuk monitorohet

Luan Rama ka reaguar në lidhje me zgjedhjet për Këshillin e Emërimeve në Djetësi. Skandal e ka quajtur këto zgjedhje Rama dhe se refroma në Drejtësi ka marrë dy goditje të rënda. 

“Pak ditë më parë, pikërisht më 8 dhjetor 2017, reforma në drejtësi mori dy goditje të rënda prej papërgjegjshmërisë së tepsimaxhorancës së drogës, e cila duke shkelur në mënyrë flagrante ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, zgjodhi në kundërshtim me kriteret e këtij ligji, Këshillin e Emërimeve në Drejtësi! “, shprehet Luan Rama. 

 Ai shton më tej se ligji u shkel  pasi sipas tij mes fituesve ka edhe nga ata nuk i plotësojë kritetret. 

“Kështu thotë ligji, e shkruar e zeza mbi të bardhë. Mirëpo ligji u shkel; në short u futën të gjithë gjyqtarët pa asnjē dallim, an block, pas asnjë selektim siç e imponon ligji e madje, edhe ndër fituesit ka që nuk i plotësojnë kriteret e ligjit! Dhe kush e bëri këtë? Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, i keqpërdorur në këtë rast prej arrogancës së maxhorancës së drogës! Këtu merr fund parlamentarizmi, këtu merr fund kushtetutshmëria dhe legjitimiteti!
Ndërsa EURALIUS dhe OPDAT heshtën, a thua se nuk ishin aty!

REAGIMI I PLOTË:

Skandali i zgjedhjes së Këshillit 
të Emërimeve në Drejtësi 
dhe heshtja korruptive e ndërkombëtarëve!…

Pak ditë më parë, pikërisht më 8 dhjetor 2017, reforma në drejtësi mori dy goditje të rënda prej papërgjegjshmërisë së tepsimaxhorancës së drogës, e cila duke shkelur në mënyrë flagrante ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, zgjodhi në kundërshtim me kriteret e këtij ligji, Këshillin e Emërimeve në Drejtësi! 
Nga ana tjetër, në të njejtën ditë, e njejta maxhorancë e drogës, vendosi po në kundërshtim me Kushtetutën, të kapë politikisht funksionin e Prokurorit të Përgjithshëm, duke zgjedhur një kinse “të përkohshëm” me shumicë të thjeshtē votash, kur jo vetëm përmbajtja, por edhe fryma e Kushtetutës detyrojnë zgjedhjen me shumicë të cilësuar!
Mjaftojnë vetëm këto dy raste, për të kuptuar se vullneti i maxhorancës nuk është reforma në drejtësi, nuk është as zbatimi i ligjit dhe as rikthimi i besimit qytetar tek drejtësia. Por rastet që përmenda më sipër fatkeqësisht na japin edhe pamjen në dy standarde të misioneve ndërkombëtare që asistojnë reformën në drejtësi, të EURALIUS-it dhe OPDAT-it! Se ndërsa nxituan të shpallnin një deklaratë të tyre që ishin për zgjedhjen me votim të thjeshtë të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, madje duke “guxuar” edhe t’i tregonin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë jashtë çdo tagri etik e ligjor kufijtë e legjitimitetit e të autoritetit të tij kushtetues, heshtën e nuk bëzanë për zgjedhjen e KED-së në kundërshtim me ligjin! Asnjë fjalë, asnjë koment! Dyfytyrësi korruptive! Heshtje që e kompromenton rëndë vetē rolin dhe misionin e tyre e i bën bashkëfajtorē me tepsinë e drogës ku ështē miksuar qasja antiligjore e korruptive e vetë maxhorancës që zgjodhi KED-në! 
Për të qenë më konkret po citoj fjalë për fjalë kriteret që parashikon ligji “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, në nenin 221, për kandidatët që duhet të hidhen në short për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi:

  1. Mund të përfshihen në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi vetëm ata magjistratë dhe gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, të cilët, në momentin e organizimit të shortit, plotësojnë kushtet e mëposhtme:
  2. a) në kohën e hedhjes së shortit magjistrati e ka ushtruar funksionin për të paktën 10 vjet dhe anëtari i Gjykatës Kushtetuese për të paktën 1 vit;
    b) nuk ka masë disiplinore në fuqi;
    c) nuk ka filluar një procedim disiplinor para kandidimit;
    ç) magjistrati ka përfunduar ciklin e plotë katër ose pesëvjeçar të studimeve në drejtësi;
    d) magjistrati ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës;
    dh) magjistrati është vlerësuar të paktën “shumë mirë” në 2 vlerësimet e fundit etik dhe profesional;
    e) magjistrati ose gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese nuk është nën hetim ose nuk është dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
    ë) magjistrati ose gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese nuk ështē dënuar më parë me sanksion administrativ për shkelje të rregullave ligjore në lidhje me deklarimin e pasurisë dhe konfliktin e interesave.
  3. Kandidatët që nuk plotësojnë një nga këto kushte përjashtohen nga shorti.

Kështu thotë ligji, e shkruar e zeza mbi të bardhë. Mirëpo ligji u shkel; në short u futën të gjithë gjyqtarët pa asnjē dallim, an block, pas asnjë selektim siç e imponon ligji e madje, edhe ndër fituesit ka që nuk i plotësojnē kriteret e ligjit! Dhe kush e bëri këtë? Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, i keqpërdorur në këtë rast prej arrogancës së maxhorancës së drogës! Këtu merr fund parlamentarizmi, këtu merr fund kushtetutshmëria dhe legjitimiteti!
Ndërsa EURALIUS dhe OPDAT heshtën, a thua se nuk ishin aty!

(J.V/Faxweb)

 

Pas

Pas daljes së Lu-së Rama sërish thirrje Bashës: Koha për të vënë drejtësinë mbi frikën nga drejtësia

Para

Pas akuzave për parregullsi, ja ç’vendos ministrja Nikolla për Sabri Laçin

Para
Pas akuzave për parregullsi, ja ç’vendos ministrja Nikolla për Sabri Laçin

Pas akuzave për parregullsi, ja ç’vendos ministrja Nikolla për Sabri Laçin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Të hënën takimi me Netanyahun, Trump: Jam i vendosur për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

Paralajmëron Trump: Deportimi i njerëzve të lindur në SHBA mund të jetë puna e radhës

‘Gjakun e lajm me gjak’, sulmohet shtëpia e italianit që vrau me armë 25-vjeçarin që tentoi ta grabiste! Policia dyshon në 3 persona sipas pistës së hetimit

Putin me Macron: Konflikti ukrainas pasojë e politikave të vendeve perëndimore

E rëndë në Greqi, 14-vjeçarja shqiptare bie nga një urë 10 metra e lartë, ndërron jetë në spital

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Nga miti të kërcënimi, narrativa nacionaliste serbe, e gjallë në zemër të Kosovës

Shtohen urgjencat kardiake/ I nxehti përkeqëson problemet e zemrës, mjekët: Kujdes në orët e pikut

Nis kufizimi, jo më kredi pa limit! Hyn në fuqi vendimi i BSH, 85% për kredinë në lekë, 75% në valutë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.