Për bllokimin e pasaportës së Tahirit ka reaguar edhe deputeti i PD-së Enkeljed Alibeaj i cili deklaroi se vendimi ishte i drejtë nga ana e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Ai deklaroi më tej se Tahiri është pjesë e trafikut të drogës dhe ka lidhje me bandën e Habilajve.
“Ndalimi i Saimir Tahirit për të dalë jashtë vendit është vendim i drejtë. Çdo ditë që kalohet provohet se Tahiri është pjesë e drogës dhe Habiljave. Ishte mbrojtja e Habilajve në vend. Ai përfitoi nga kanabizimi i vendit miliona euro me të cilët bleu votat. SHISH e ka vënë në djeni Edi Ramën dhe Tahirin për përfshirjen e 127 drejtuesve në kultivimin e kanabisit në vend.
Rama jo vetëm që e mohoi aktivitetin kriminal por shpalli opozitën si pjesë e frontit të së keqes që po i hidhte baltë mbi Tahirin. Tahiri ka bërë lëvizje të shpeshta për trafikim toke. Edhe 860 mijë euro të gjetura në makinat e Oret Sotës janë të Saimir Tahirin”, u shpreh Alibeaj.
Sjellim në vëmendje që sot është bllokuar pasaporta e ish-ministrit Tahiri pas vendimit të Gjykatës së Krimve të Rënda.
(J.V/Faxweb)