Një 25-vjeçar është arrestuar nga ana e Policisë në Fier pasi ishte shpallur në kërkim nën akuzën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Personi i arrestuar Gledis Jazaj, 25 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” parashikuar nga Neni 283 i Kodit Penal.
U njoftua DVP Tiranë për të bërë ndalimin e këtij shtetasi pasi personi në kërkim është për llogari të kësaj Drejtorie.
DETAJET E POLICISË:
Policia e Fierit kap një shtetas të shpallur në kërkim për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”. Nga ana e punonjësve të Komisariatit të Policicisë Fier është kapur shtetasi i shpallur në kërkim:
-Gledis Jazaj, 25 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” parashikuar nga Neni 283 i Kodit Penal.
U njoftua DVP Tiranë për të bërë ndalimin e këtij shtetasi pasi personi në kërkim është për llogari të kësaj Drejtorie.
Discussion about this post