“Ju dorëzove sfidës me atë sëmundje që sot na e bëri të padrejtë të gjithve.” Kështu është shprehur ndër të tjera gazetari Armir Mehaj për ndarejn nga jeta të kushërirës së tij. Teksa ka postuar një foto bashkë me të gazetari ka ndarë me të gjithë lajmin e hidhur. Ai është shprehur se ajo nuk ishte vetëm kushërira e tij por dhe motra e tij.
“Eh Jeta…?! Sot na ndau keqazi, por unë e di se ishe mërzitur e lodhur nga dhimbjet e asaj sëmundje që nuk mundem t’ja gjenim dot shërimin.”, shprehet Mehaj.
REAGIMI:
“Ditë! Nuk e mbajte fjalen që më pate dhën, ju dorëzove sfidës me atë sëmundje që sot na e bëri të padrejtë të gjithve. Unë e di sa fort më ke dashur, por sta ktheva dot siç e meritoje. Bashkë me këtë brengë do jetoj me kujtimet tona. Ti nuk ishe vetëm kushërira, por dhe motra ime që më mbushje me urimet prej shpirti që si kurseve kurr. Eh Jeta…?! Sot na ndau keqazi, por unë e di se ishe mërzitur e lodhur nga dhimbjet e asaj sëmundje që nuk mundem t’ja gjenim dot shërimin. (J.V/Faxweb)