Elona Guri, aktivistja e LSI-së ka reaguar ashpër ndaj ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati. Kjo pasi Bushati ishtë shprehur i shqetësuar në lidhje me sjelljen e Monika Kryemadhit dje në Kuvend. Guri i kujton Bushatit faktin se e ëma e tij ka luftuar shumë për partinë, po jo me këpucë.
E më andej ajo fut në lojë edhe Spartak Brahon për të cilin nuk përmend emër, po vetëm faktin se ka ikur nga LSI-ja drejt PS-së.
“Uaaa Ditmiri qenka shqetësuar nga veprimet e znj. Kryemadhi që mbrojti shkeljen e Kushtetutës dhe përdhosjen qe i bën vendit Ed Rama, kryekrimineli i Shqipërisë. Aman Ditmir mos bëj sikur je djalë princeshe se për mamin tënd që ka luftuar shumë për partinë por jo me këpucë më ka folur ai që ishte me ne e që tani ju do shumë juve! Pyete pyete se të tregon vetë ai siç më ka treguar edhe mua!”, shkruan Guri.
(E.K/FAXWEB)