Deputeti i partisë Nisma në Kosovë, Milaim Zeka, ka deklaruar për ‘Fax News’ se shfuqizimi i Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës do të thotë zhbërje e pavarësisë, dhe ikjen e forcave të KFOR-it nga Kosova, çka sipas tij do të thotë se forcat serbe të kthehen në Kosovë brenda disa orëve.
Ai tha se një nismë e tillë do të shkatërronte Kosovën, ndërsa deklaroi se nënshkrimet e mbeledhura mbrëm ishin bërë me hile dhe se deputetët kishin menduar se po blidheshin nënshkrimet për plotësimin e Gjykatës Speciale dhe jo për shfuqizimin e saj.
“Fatkeqësisht ajo sëmundja e rëndë e demokracisë së brishtë që mund të karahasohet me diktaturë që ka ndodhur prej rënes së komunizmit në Shqipëri, dhe përleshjet brenda parlametit shqiptarë na kanë zënë edhe neve, në Kosovë. Njëra prej këtyre zhvillimeve ështyë edhe mbledhja e nënshkrimeve dje, që ne menduam të respektojmë peticionin ne veteranëve të luftës, fillimisht menduam se s’do debatonim lidhur me disa paragrafe për ligjin e Gjykatës Speciale, por më vonë mora vesh se qëllimi ishte që të shfuqizohej ligji për Gjykatën speciale, kur e mora vesh kam alarmuar ambasadën amerikane dhe angleze. Ata u shokuan dhe unë u shokova se sponsorizuesit e këti shfuqizimi, si zoti Thaçi thonin se çdo gjë po bëhet në bashkëpunim me ndërkombëtarët.
Kosova nuk rrezikon me Gjykatën speciale, ashtu siç nuk rrezikon as Shqipëria me Vettingun. Tek ne sikur klasa politike të ishte e zonja të krijonte vetë një gjykatë për krimet nuk do të ishte e nevojshme që të ktrijohet kjo gjykatë. Unë nuk e shikoj gjykatën si antishqiptare.
Pjesë e këtij hetimi mund të jetë kushdo që ka qenë pjesë e luftës. Nëse ambasadori britanik më thotë mua se shfuqizimi i gjykatës do të thotë se do tërhiqemi nga njohja e pavarësisë dhe KFOR-i do largohet, kjo nënkupton rikthimin e forcave serbe brenda disa orëve, dhe e nuk do ta lejojmë. Unë të paktën nuk votoj diçka kundër të ardhmes së fëmijëve të mi dhe kundër kombit shqiptarë. Për klasën politike shqiptare nuk ekziston interesi kombëtarë mbi atë nacional. Si në Shqipëri ashtu në Kosovë por edhe në Maqedoni njësoj janë. Madje ka mundësi që një nismë e tillë që të përsëritet në Kuvend. Unë i kam bërë thirrje liderëve të partisë time të gjykojnë me tru sepse shfuqizimi i Gjykatës Speciale është vrasje ndaj Kosovës.
Rezikojmë të ngelemi të izoluar si Korea E veriut. Zoti Thaçi është politikan kontravers, nuk mendon përtej interest personal, në një anë kritikon Shqipërinë për votën në OKB, ndërsa në anën tjetër injoron ambasadorin amerikan në Kosovë”, tha Zeka. (B.H/Faxweb)