Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha ka reaguar në lidhje me situatën politike në Shqipëri.
Dihet tashmë prej kohësh se këngëtarja me origjinë shqiptare ka marrëdhënie të afërta me lideren e LSI-së, Monika Kryemadhin.
Dhe ka qenë pikërisht çështja e Parlamentit ç’ka e bëri Bebe Rexhën të reagonte.
Në seancën e fundit të Parlamentit opozita protestoi duke kundërshtuar zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm dhe pjesë e tensioneve në sallën e Kuvendit ishte edhe goditja me këpucë nga kryetarja e LSI-së në drejtim të Kryeministrit, Edi Rama.
“Ka ende miliona gra të shtypura në mbarë botën dhe janë gra të tilla që po bëjnë ndryshime. Kjo grua është e fortë. Ajo është një nënë. Ajo është grua. Ajo është një motër. Ajo është liderja e parë femër e një partie politike në Shqipëri.
Ajo ka “thyer mykun” dhe i ka dhënë jo vetëm gratë shqiptare, por gratë anembanë botës si unë, guximin për të shkuar pas ëndrrave të mia. Duke u rritur më kanë thënë që të flas vetëm kur të më flisnin, tani flas kur kam diçka për të thënë. Faleminderit Monika Kryemadhi që je kundër rrymës,”-shkruan këngëtarja Bebe krahas një fotojetë publikuar ku shihet Monika në podium.
(F.M/Faxweb)