Një grup qytetaresh po protestojnë në Tiranë, pas vdekjes në një spital në Francë të të riu shqiptar, Florenc Beqiri, i cili sipas familjes dhe miqve u dhunua në një burg. Në këtë protestë janë edhe familjarë edhe 23-vjeçari i të ndjerit të cilët mes lotësh kërkojnë drejtësi. Protesuesit po marshojnë drejt kryeministrisë për t’i bërë thirrje Ramës dhe për të ndezur disa qiri para kësaj godine. më pas do të kalojnë para amasadës franceze për ti bërë thirrje.
Më pas ai u dërgua në spital, por ka humbur jetën për shkak të plagëve të shumta që kishte marrë. Protestuesit janë duke manifestuar me parulla të ndryshme, si ‘duam drejtësi për djalin tonë’.
Nëna e të ndjerit ka hedhur akuza të forta ndaj shtetit francez duke u shprehur se i kanë vrarë djalin. “Kërkoj drejtësi, dua trupin e Florencit në Shqipëri. Florencin e ka vrarë policia franceze. Tubin ia kanë hequr djalit kur babai ka qenë jashtë”, është shprehur e ëma Laureta Beqiri për “Fax News”.
Sot janë ngritur në protestë qytetarë, miq dhe familjarë të Florenc Beqirit ku ata kërkojnë drejtësi dhe kthimin sa më parë të trupit në familje. (J.V/Faxweb)
Discussion about this post