Në lidhje me shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako ka pasur gjatë ditës së djeshme një sërë reagimesh.
Edhe pse ishte i pritshëm si largim, ajo që mbetet në pikëpyetje është se pse nuk ka një nisje të hetimeve në lidhje me përgjegjësitë e tij.
Madje në pretekstin e përdorur nga ana e Ministrit Fatmir Xhafaj ishte thënë se tashmë Policisë së shtetit i duhet një ritëm i ri.
Gazetarja Sonila Meço në një reagim të sajin të shkurtër, ngre pyetjes se kush e ka rradhën që të jetë tashmë e përkohshme.
“Mirsevini në shtetin ‘e përkohshëm’! Kush e ka radhën nga insitucionet të drejtohet nga përkohshmëria? Ndoshta dalin vullnetarë nga qeveria”, shkruan Meço.
Pak kohë më parë për shkak të moszgjedhjes së institucioneve të reja të Reformës në Drejtësi, PS zgjodhiu e vetme në mënyrë të njëanshme Prokuroren e re të vendit. Edhe kjo me statusin e përkohshme .
Pas ikjes së Çakos në krye të Policisë së Shtetit u emërua Rebani Jaupi. (E.K/FAXWEB)