Drejtori i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa ka publikuar pamjet ku shihet se si ai dhunohet brutalisht nga dy policë lagjen e njohur si “Te Qafa” në Prishtinë.
Ai thotë se nuk do të bëjë asnjë koment mbi pamjet duke ia lënë publikut dhe instancave të shtetit ti vlerësojnë vetë ato.
Sulmuesit e Agron Mustafës janë identifikuar të jenë dy policët Nazim Sahiti dhe Avni Berisha.
Drejtori i PTK-së kishte deklaruar më parë se nuk i kishte njohur më parë dy zyrtarët policorë që e sulmuan dhe se nuk e dinte arsyen e sulmit.
POSTIMI I MUSTAFËS:
“Ja si i “sulmova” policet!
Se pari u kerkoj falje prinderve, gruas, femijeve, motrave e vellezerve si dhe gjithe familjes per videon e postuar!
Pamjet e postuara jane vetem per 18+
Te nderuar:
Minister i Puneve te Brendshme,
Minister i Drejtesise,
Kryeprokuror i Shtetit,
Kryeshef i Inspektoratit Policor,
Drejtor i Pergjithshem i Policise,
Une nuk do te komentoj gje, por po e le ne vleresimin dhe komentimin tuaj e te publikut!!!
(B.H/Faxweb)