20:16 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrasja e politikanit serb në Mitrovicë, reagon Serbia, çfarë hapi hedh Vuçiç

11:00 | 16/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrasja e politikanit serb në Mitrovicë, reagon Serbia, çfarë hapi hedh Vuçiç

Pas vrasjes së politikanit serb në Mitrovicë,  Oliver Ivanovic  ka marrë menjëherë disa hapa qeveria serbe. Qeveria serbe ka ndërprerë menjëherë bisedimet me Brukselin në lidhje me Kosovën. Madje mediat serbe shkruajnë se  Vuçiç do të mbledhë Komisonin e Sigurisë të Serbisë ditën e sotme. Gazeta “Blic” e Beogradit thotë se delegacioni i Serbisë i ka ndërprerë bisedimet në Bruksel dhe se delegacioni serb është kthyer në Serbi. Të njëjtin hap e ka marrë edhe delegacioni i shqiptarëve. 

Qeveria Kosovare këtë sulm e quan shumë të rëndë. Qeveria e Kosovës ka deklaruar se duhet të vihen menjëherë para drejtësisë autorët e këtij sulmi të rëndë. 

Deri më tani raportohet se Oliver Ivanovic ka marrë 4 plumba dhe ka ndërruar jetë pas disa minutash në spital. Sumi i është bërë në zyrën e tij.  

Po kështu edhe Maja Kocijançiç, ka thënë se  dënon fuqishëm vrasjen e Oliver Ivanovicit, të martën në veri të Kosovës.

 “Ne presim që autoritetet përkatëse të sundimit të ligjit në Kosovë të mos kursejnë asnjë përpjekje për gjetjen e autorëve dhe t’i sjellin ata para drejtësisë pa vonuar. EULEX do të përkrahë autoritetet në përputhje me mandatin e vet. Ftojmë të gjitha palat të tregojnë qetësi dhe të përmbahen në mënyrë që sundimi i ligjit dhe drejtësia të marrin rrugën e duhur”, ka thënë ajo.

Kush është Oliver Ivanovic?

Oliver Ivanovic është i lindur në Irzniq të Deçanit dhe i rritur në Gjakovë e Mitrovicë.  Ai përfaqësonte një frymë të re në politikën serbe që në atë kohë përfaqësohej nga Zoran Dindic. Ndërkombëtarët i kishin varur shpresat te ky politikan nga Mitrovica, por nuk do të vononte shumë dhe imazhi i tij do të plandosej për toke. Ivanovic rezultoi se kishte marrë pjesë në masakra kundër shqiptarëve. Ai është i dënuar për krime lufte. 

Gjykata Themelore e Mitrovicës në vendimin e 30 marsit 2016, e shpalli fajtor Oliver Ivanovicin  për veprën penale të Krimeve të Luftës kundër Popullatës Civile dhe ndaj tij e shqiptoi një dënim prej 9 vjet burgim. Por në shkurt të vitit të kaluar ta ndryshojë masën ndaj Ivanoviqit në burg shtëpiak. (J.V/Faxweb)

 

Etiketa: në Mitrovicëreagon SerbiaVrasja e politikanit serb
Pas

“The Washington Post” artikull për Kadarenë: Novelist i shquar, libri e “Penguara” një kryevepër

Para

Përgjimet/’Është tip i lig, se mos na nxjerr’ Habilaj: Nuk e bën ai se sa të dal…

Para
Përgjimet/’Është tip i lig, se mos na nxjerr’ Habilaj: Nuk e bën ai se sa të dal…

Përgjimet/'Është tip i lig, se mos na nxjerr' Habilaj: Nuk e bën ai se sa të dal...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

Protestë dhe mbështetje masive për forcat e armatosura në Teheran

Zjarret shkatërruese në ishullin turistik Hios, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Armëpushimi Izrael–Iran sjell rënie në çmimet e naftës globale

BE: Të zbatohet armëpushimi/ Perëndimi i kërkon Izraelit dhe Iranit të vetëpërmbahen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.