16:08 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Si gënjen Erion Veliaj për ndotjen, e mat vetëm jashtë dritares së tij

10:50 | 19/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Si gënjen Erion Veliaj për ndotjen, e mat vetëm jashtë dritares së tij

Ditën e sotme në mbledhjen që pati me administratorët e Tiranës, kreu i Bashkisë Erion Veliaj u shpreh se ndotja e ajrit në Tiranë është tre herë më e ulët se në vendet e rajonit.

Veliaj tregon historinë, se teksa ishte në zyrë me homologun e Shkupit, ata kishin kryer një matje sesi ishte situata e ndotjes në Tiranë dhe në kryeqytetin maqedonas.

“Shkupi e kishte ndotjen 148 µg/m3, ndërsa ne e kemi në qendër të Tiranës sasinë e ndotjes 54 µg/m3. Ç’ka tregon se ne e kemi vetë në dorë edhe ndotjen, duke shtuar hapësirat e gjelbërta”, u shpreh Veliaj.

Edhe nëse e marrim të mirëqenë atë që thotë kryebashkiaku Veliaj, të gjithë e dimë që zyrat e Bashkisë gjenden në zonën me më pak lëvizje në kryeqytet.

Situata më problematike paraqitet në zona të tjera të Tiranës, si ‘’Zogu i Zi” apo ‘’Rruga e Elbasanit”.

Sjellim në vëmendje se Citizens Channel në datën 8 janar kanë bërë matjet e tyre, ku kanë parë se shifrat e ndotjes kanë kapërcyer ato të normës së lejuar nga BE me plot 8 herë.

“Cilësia e ajrit tek Sheshi Avni Rustemi në orën 18:00 ishte rreth 8 herë më e ndotur se standartet europiane. Vlera e PM10 ishte 207.7 µg/m3 ndërsa vlera e PM2.5 196.1 µg/m3. Sipas Agjencisë Europiane të Mjedisit vlerat e tyre nuk duhet të jenë më të larta se 25 µg/m3. Situata paraqitej më e rëndë në kryqëzimin pranë Rrugës së Elbasanit ku vlera e PM10 në orë 18:13 arrinte vlerë 303.9 µg/m3 dhe PM2.5 263,2 µg/m3”, – thuhet në një video ku tregohen qartë parametrat e matura.

Matja ka vazhduar edhe ditën e djeshme, ku në një nga zonat më të populluara, atë të Myslym Shyrit, parametrat janë më pak se dyfishi i normave të Bashkimit Evropian.

“Cilësia e ajrit në Rrugën e Barrikadave në orën 18:01 të datës 10 janar 2018 ishte pak më shumë se dyshifi i normave europiane. Vlera e PM10 ishte 67 µg/m3 ndërsa vlera e PM2.5 61 µg/m3. Në Rrugën Ded Gjo Luli vlera e PM10 në orën 18:08 arrinte vlerëm 77.6 µg/m3 dhe PM2.5 77.1 µg/m3. Ndërsa në Rrugën Myslym Shyri orën 18:15 e PM10 në orën 18:30 arrinte vlerëm 62.3 µg/m3 dhe PM2.5 55 µg/m3”, – raporton portali investigativ.

Duket se nëse vazhdojmë me këto ritme, pasojat që sjell ndotja e ajrit do të dëmtojnë rëndë shëndetin e qytetarëve. 

(E.K/FAXWEB) 

Pas

Këshilli i Mandateve, hiqet nga rendi i ditës kërkesa e PS-së për ndryshime në rregulloren e Kuvendit

Para

Detaje të reja/ Si nisi konflikti mes mikut të Shullazit dhe biznesmenit

Para
Detaje të reja/ Si nisi konflikti mes mikut të Shullazit dhe biznesmenit

Detaje të reja/ Si nisi konflikti mes mikut të Shullazit dhe biznesmenit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë ka thënë se vendet evropiane janë të hapura për të folur me Iranin

Gjermania: BE-ja e gatshme të rifillojë negociatat me Iranin

Ja cila mund të jetë arsyeja e tragjedisë ajrore të Boeing 787

Izraeli intensifikon sulmet në Gaza, mbi 140 të vrarë në 24 orë viktima edhe pranë pikave të ndihmave

Balluku në Athinë: Shqipëria e angazhuar për sigurinë energjetike dhe tranzicionin e gjelbër në rajon

Katz: Është shkatërruar selia qendrore e sigurisë së brendshme iraniane

Kryeministri britanik Starmer thërret mbledhje urgjente të komitetit Cobra pas tensioneve mes Iranit dhe Izraelit

Balla në Strasburg: Shqipëria synon anëtarësimin e plotë në BE brenda dekadës

Britania e Madhe evakuon familjet e diplomatëve nga Izraeli për shkak të krizës me Iranin

Izraeli sulmon objektiva në lindje të Teheranit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.