Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka dhënë një deklaratë për mediat në lidhje me bisedimet që po zhvillohen me palën greke.
Bushati ka thënë se nuk ka asgjë secrete dhe se temat që po diskutohen janë publike.
“faleminderit per durimin deri tani . Na mirekuptoni qe keto jane bisedime jo te lehta dhe tematika eshte e gjere e shtrire ne kohe. Mund t’iu them qe edhe ne korçe kemi bere progres . Dita e neserme eshte e rendesishme per vijimin e bisedimeve. Nuk ka asgje sekrete sepse temat jane thene publikisht nga të dyja palet. Thjesht jemi ne procesin e shtjellimit te metejshem te argumenteve dhe shpresoj qe jemi ne zgjidhje konkrete”, tha ai. (B.H/Faxweb)