Rreth 350 nxënës janë bllokur në Brezovicë pasi një autobus me nxënës nga Gjakova kishte rrëshqitur dhe ishte anuar në rrugë, ndëkohë që kishte bllokuar dhe automjetet e tjera pas tij.
Kjo ka bërë, siç raportojnë mediat në Kosovë, që nxënësit të kërkojnë ndihmë, ndërsa disa prej tyre ishin nisur në këmbë drejt Prizrenit.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dërguar Forcën e Sigurisë së Kosovës në ndihmë të tyre.
“Sot me të marrë lajmin se në Brezovicë një autobus me nxënës kishte rrëshqitur e disa autobus të tjerë ishin bllokuar nga te reshurat e mëdha të borës, u kam bërë thirrje për të intervenuar të gjithë mekanizmave të sigurisë së vendit.
Njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me Policinē e Kosovës, kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë evakuuar nxënësit, si dhe kanë debllokuar rrugën.
Të gjithë ata që morën pjesë në këtë operacion, i falënderoj për gatishmërinë dhe i përgëzoj për profesionalizmin e lartë”, ka shkruar Haradianj në Facebook.
(B.H/Faxweb)