14:58 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrasja e Arielës, Ngjela: Fenomen mesjetar, e vrau se ishte e bukur!

17:56 | 23/01/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ngjela tregon ngjashmërinë mes Gjykatës Speciale në Kosovë dhe Vettingu-t në Shqipëri: Nëse ndodh kjo realizohet bashkimi kombëtar

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me  ngjarjen e rëndë që ndodhi në Tiranë ku 21-vjeçari vrau studenten e drejtësisë. 

“Mos e mendoni se është rast i shkëputur: ky është fenomen mesjetar  që jeton ende në Shqipëri.
Po, ka dhe diçka që është po kaq serioze: Ariela ishte e bukur.
Kjo tregon se vrasësi e vrau pikërisht për këtë. Kjo tregon se shkalla më e lartë e urrejtjes së xhelozisë, është kundrejt gruas së bukur.
Mbasi ka vrarë një grua; vrasësi kuptohet se ka vrarë edhe të bukurën.”, shprehet Ngjela. 

REAGIMI:

Pardje u vra nga xhelozia një vajzë e bukur.

Arielën e vranë për xhelozi në një lidhje të pakonsumuar – Frojdi na ka thënë që xhelozia është urrejtje dhe asfare dashuri.
Po, imagjino kur xhelozia është për pushtimin e një gruaje. 
Mesjetë e egër… dhe çmenduri, domethënë patologji kundër dashurisë.
Dhe nuk është rast i shkëputur.
Pyetja është se kush duhet ta mbrojë dinjitetin dhe lirinë e gruas sot në Shqipëri…

Refuzimi i gruas për një lidhje dashurie në Shqipëri është ende një “fyerje” ndaj sedrës dhe pushtetit mashkullor.
Pyetja prapë është: kush duhet ta mbrojë dinjitetin dhe jetën e gruas që refuzon dashurinë apo martesën me dikë?
Mos e mendoni se është rast i shkëputur: ky është fenomen mesjetar që jeton ende në Shqipëri.
Po, ka dhe diçka që është po kaq serioze: Ariela ishte e bukur.
Kjo tregon se vrasësi e vrau pikërisht për këtë. Kjo tregon se shkalla më e lartë e urrejtjes së xhelozisë, është kundrejt gruas së bukur.
Mbasi ka vrarë një grua; vrasësi kuptohet se ka vrarë edhe të bukurën. 
Në fakt ky është shëmtimi shekullit që vret të bukurën ende në Shqipëri. Sigurisht, ky nuk është më sot fenomen, por ja që është ende rast që duhet të na bëjë të mendojmë, nëse vërtet e duam lirinë, dhe na duhet ta mbrojmë e ta zhvillojmë atë deri në cakun e këtij qytetërimi ku bëjmë pjesë.
Kush pra duhet të mbrojë gruan nga dëshira për pushtim, që i lind një burri që urren dashurinë dhe të bukurën njëherësh?

(J.V/Faxweb)

Pas

Përkujtohen të rënët e Çamërisë, Shpëtim Idrizi: Grekët erdhën si pushtues, as të vdekurit nuk po i trajtojmë njësoj

Para

Nesër 33 oficerë policie në konkurs për gradën “Drejtues i Parë”

Para

Nesër 33 oficerë policie në konkurs për gradën "Drejtues i Parë"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Procedohet 40-vjeçari në Ersekë, dhunoi vjehrrën e tij

Gjendet një sasi lëndë piroteknike në Universitetin Politeknik, policia vijon hetimet

50 të vrarë dhe 100 të plagosur nga sulmet izraeliane në ditën e Kurban Bajramit

Rasti “Banjska”/ Autoritetet serbe ndalojnë një ish-pjesëtar të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (EMRI)

E rëndë në Tiranë! Hidhet nga lartësia, humb jetën 30-vjeçari

Nuk ushtruan kontroll në mjetin ku po transportoheshin 6 kg heroinë, zbardhen emrat e efektivëve të arrestuar në Kapshticë

Trazira në “Arenën Kombëtare”: Arrestime dhe procedime pas ndeshjes Shqipëri–Serbi, mes tyre edhe një punonjës sigurie

Foshnja dhe gruaja u gjetën të pajeta në një park të Romës, detaje nga hetimet: Viktimat ishin lakuriq, kanë vdekur në kohë të ndryshme! Misteri i gruas së veshur me të zeza

Ishte bllokuar në plazhin e Akuariumit, policia i vjen në ndihmë turistit amerikan

Test për qeverinë Vuçiç/ Mbahen zgjedhjet lokale në dy komuna të Serbisë, qendrat e votimit hapen pas bllokadave të studentëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.