Ditën e nesërme hapet konkursi ku do të marrin pjesë 33 efektivë të policisë së shtetit për gradën “drejtues i parë”.
Burime për “Fax News” thonë se gradën “Drejtues i Parë” e marrin 5 prej tyre. 33 funksionarët e uniformave blu do të garojnë për 5 pozicione vakante me gradën “drejtues i parë ”, në hirarkinë e policisë së shtetit.
Në listën e efektivëve që do të garojnë janë të gjithë drejtorët aktualë të qarqeve me gradën drejtues, përfshirë edhe drejtorin e policisë së Tiranës Ardi Veliu, emri i të cilit lakohet fort si pasardhësi i Haki Çakos. Ky konkurs do të zhvillohet në Akademinë e Policisë. Grada “ Drejtues i parë” është një nga kriteret për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Prej 8 janarit, Policia po drejtohet nga i caktuari në detyrë Rebani Jaupi, i cili gëzon të gjitha atributet e drejtorit të përgjithshëm. (J.V/Faxweb)