‘’Profesori”, kështu u kodua operacioni antidrogë ku u arrestua Gazment Gazheli, 46 vjeç, personi që njihet pikërish me këtë pseudonim dhe është djali i një tjetër personi të njohur.
Ai ka qënë i dënuar dhe më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve por edhe dhunë në familje. Ai është arrestuar në dhjetor 2008 për rrahjen e bahskëshortes. Aktiviteti i tij i shitjes së drogës, kryesisht kokainë, ushtrohej në zonën e “Brrylit, Ali Dem dhe Shkozë
Gazmend Gazheli është djali i Petrit Gazhelit, ndryshe ‘Tit Gazhelit’, biznesmenit të konfeksioneve nga Turqia, të marrë peng në vitin 1998.
Babai i tij në fund të vitit 1998 u mor peng teksa udhëtonte me makinë nga Tirana në Elbasan; ai u ndalua në mes të rrugës dhe u rrëmbye nën kërcënimin e armëve. Familjen e tij e “gjobitën” me 2 milion USD, por ajo pagoi vetëm 400 mijë USD për lirimin e tij. Policia e arrestoi por nuk u dhanë detaje se si ndodhi dhe kush ishin pengmarrësit.
Petrit Gazheli u arrestua në Greqi më pas se në kamionin me mallra që i vinte nga Turqia iu gjetën 11 kilogramë heroinë. Ai u dënua me 18 vjet burg në Greqi dhe pas peripecish, pjesën tjetër të dënimit e kreu në Shqipëri. Ai fitoi edhe nga faljet e tashmë ndodhet i lirë.
(E.K/FAXWEB)