Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Eneda Tarifa po kalon një moment delikat në jetën e saj.
Pas 18 vitesh bashkë, ajo ka mbyllur një histori të gjatë dashurie me muzikantin Erjon Zaloshnja.
Momentalisht Eneda, e cila e mbron me fanatizëm jetën e saj private, ndodhet në Tamarë të Shkodrës, ku mes dëborës thotë: Oksigjen…
Pikërisht kjo është dixhitura që shoqëron foton që Eneda ka postuar pak minuta më parë në profilin e saj në Instagram.
Me partnerin e saj Eneda ka një vajzë, Arian.
Lajmi për ndarjen e çiftit mori dhenë kur një nga fundjavat e këtij muaji, Zaloshnja organizoi mbrëmjen inaguruese të sezonit në club-in që menaxhon në kryeqytet, por Eneda jo vetëm që nuk këndoi, por nuk u duk fare aty.
Ata të dy ishin një ndër çiftet më jetëgjatë mes personazheve shqiptarë.
Më herët vetë Eneda e kishte komentuar marrëdhënien e tyre, dashuri të vërtetë. Kurse Zaloshnja dikur e shihte Enedën si muzën e tij.
Urojmë që Tamara të shërojë zemrën e Enedës dhe të rikthehet me energji të reja dhe pozitive, të reflektuara si në jetën e saj private ashtu edhe në atë profesionale.
(F.G/Faxweb)