Në Athinë janë sekuestruar nga policia 407 kilogramëe 640 gramë marijuanë e cila ishte e vendosur në një kamion. Në prangat e policisë ka rënë një shqiptar 38-vjeë dhe nje grek 30-vjeç.
Droga u zbulua me ndihmën e qenit antidrogë “Rocky” e cila ishte e shehur në thasë me oriz dhe kishte destinacion Hollandën. Po kështu nga policia u sekuestruan 10.000 euro dhe pajisje përpunimi. Transportimi bëhej me dokumenta false tregetare.
Kjo linjë ka trafikuar mbi 1 ton marijuane në Hollande, Gjermani dhe Mbreterine e Bashkuar. Droga me vlerë 4 mln euro. Prej 1 janarit policia greke ka intesifikuar goditjet ndaj droges pasi e ka quajtur 2018 “Viti kunder droges”. (J.V/Faxweb)