01:03 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kemi bërë dhe ne”/ Rama flet për protestat e opozitës: Shfaqje politike për pushtet

10:38 | 12/10/2024
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kemi bërë dhe ne”/ Rama flet për protestat e opozitës: Shfaqje politike për pushtet

Kryeministri Edi Rama gjatë podkastit “Flasim”, i konsideroi sot shfaqje politike protestat e organizuara në vend, ndërsa u shpreh se dy kanë qenë protesta qytetare dhe që kanë mbledhur njerëz, ajo e armëve kimike dhe ajo e studentëve.

Gjatë podkastit “Flasim” ku të ftuar kishte Gentian Shaqirin, një pedagog i apasionuar pas motosportit, Rama u ndal te studentët dhe çështjet e arsimit.

Kryeministri u shpreh mes të tjerash se në Shqipëri vetëm dy kanë qenë protesta qytetare dhe që kanë mbledhur njerëz.

“Dy protesta ka pasur në Shqipëri që kanë qenë protesta, sa kohë jam unë këtu. Të tjerat nuk janë protesta. Janë shfaqje, manifestime politike për interesa për pushtet. Nuk janë protesta. Janë protesta partie. Ka një traditë proteste në Shqipëri, kemi bërë dhe ne kur ishim në opozitë, por ato nuk janë protesta të shoqërisë, por organizime të partisë”, tha Rama.

Kryeministri veçoi protestën kundër armëve kimike dhe atë të studentëve.
“Ato ishin protesta. Kishte një ndjeshmëri të brendshme që i sillte njerëzit atje. Kishte elektrizim që shtonte me minuta numrin e njerëzve të përfshirë dhe kishte sens qytetarie” tha Rama. (video: nga minuta 25)

Duke folur për arsimin, Rama tha se “duhet të bashkëpunojmë më shumë me universitetet për t’i dekurajuar prindërit që t’i çojnë në universitet, kur fëmija nuk është për atje”.

“Jo se fëmija është më pak i zgjuar por se ka të tjera interesa dhe një tjetër situatë, të shkojë në arsimin profesional. Siç këta më të mirët integrohen në tregun e punës, dhe ata të tjerët ngelen rrugëve thonë kam një diplomë ekomoniku që nuk i duhet. E kundërta ndodh me ata të arsimit profesional. Pjesa dërrmuese integrohen në punë”, shtoi Rama.

Etiketa: rama
Pas

Rritja e pagave në FA/ Deri në 70 mijë lekë plus, ja kategoritë që përfitojnë

Para

Tentoi të vriste me thikë një 26 vjeçar, arrestohet autori në Elbasan dhe ndalohet mjeku

Para
Policia e Kosovës aksion në 36 lokacione në Prishtinë, sekuestron armë, municion e disa prova tjera materiale

Tentoi të vriste me thikë një 26 vjeçar, arrestohet autori në Elbasan dhe ndalohet mjeku

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rinumërimi në Durrës, Kalaja: U premtuan 295 kuti, u hapën vetëm 154

Kryeministri polak Donald Tusk paralajmëron “patrullat qytetare” në kufi: Veprimet janë të paligjshme

Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Merz i kërkon Trumpit rifillimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, në fokus sistemet Patriot

Situata e zjarreve në vend: 14 vatra të raportuara, 10 të shuar dhe 4 ende aktive

Ndërpritet rryma në centralin bërthamor Zaporizhja, Ukraina akuzon Rusinë

Kurti pret deputetë britanikë: Diskutim për mbrojtjen, investimet dhe Procesin e Berlinit

Mbyllet rinumërimi i votave dhe për qarkun e Durrësit

SHBA “kërcënon” BE-në: Tarifa 17% për eksportet bujqësore evropiane

“Rusia ka përdorur gjerësisht armë kimike në Ukrainë”, Holanda bën thirrje për sanksione më të ashpra

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.