Qamil Xhani, kryeredaktori i gazetës ‘’Koha Jonë” ka qenë i ftuar në ‘’Fax News’ për të diskutuar në lidhje me atë që po ndodh me marrëveshjen Shqipëri-Greqi, dhe censurën e medias ndaj protestave.
Ai u shpreh se mediat dhe politika kanë mes tyre një përzierje interesash, ndërsa shtoi se ajo që mungon në të gjithë diskutimet me Greqinë është transparenca.
“Pothuajse të gjitha mediat e censuruan protestën, përveç ‘’Fax News”. Është një përzjerje e mjaft interesave. Fakti që nuk kishte shumë qytetarë në shesh është edhe një përgjigje sesi mediat e kanë raportuar. Ka 4-5 muaj që vijojnë bisedimet dhe ne nuk dimë asgjë.
Gjithçka e morëm vesh pas deklaratave të ministrit grek. Protesta pavarësisht të metave këtë synonte, që të arrihej transparenca, është më e mirë se 2009 apo jo marrëveshja që po nënshkruhet tani. Media ka axhendë të njëjtë me qeverinë në fshehjen e informacionit.
Pa dashur që të bëjmë spekulime, nuk mund të them ndonjë gjë më shumë nga sa është publike. Nëse pyet zyrtarët tanë thonë se është e kot ky alarm, dhe se negociatat vijojnë, dhe as kordinatat nuk janë vendosur. Nëse pala jonë thotë kaq, Greqia shkon më tej duke thënë se marrëveshja tashmë është arritur për 12 milje.
Lëshimet që po bën qeveria shqiptare kanë të bëjnë me çeljen e negociatave, ku integrimi i Shqipërisë do të duhet që të kaloj nga Athina zyrtare”, u shpreh Xhani.
Të njëjtin qëndrim shprehu dje edhe botuesi i ”Koha Jonë”, Nikoll Lesi ku u shpreh se vetëm ”Fax News” raportonte në mënyrë të drejtë kauzat qytetare.
(E.K/FAXWEB)