Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar për strategjinë e re të BE-së për zgjerimin. Me anë të një mesazhi të shkyurtër, kryeministri shprehet se mirëpret çka thuhet për Shqipërinë në strategjinë e BE-së.
“Mirëpresim çka thuhet për Shqipërinë në strategjinë e BE. Negociatat më afër se kurrë. Pastaj gjithçka do varet nga fuqia e vrapimit tone.”
Më herët gjatë konferencës për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Federica Mogherini u shpreh se ende nuk ka një datë të përcaktuar për anëtarësimin.
“Një rrugë e re për 6 partnerët tanë në Ballkan. Mund të kemi shumë përfitime nga puna jonë e përbashkët. Ne kemi hapur disa rrugë te tjera. Do të ndajmë në të ardhem e afërt srtategjinë. Pjesa jonë e punës në BE është që të kemi anëtarë të rinj. Nuk ka një afat të përcaktuar për stategjinë në BE. Do të ndajmë në të ardhen e afërt strategjinë. Këshilli Europian do të raportojë në prill. Nuk ka një datë të caktuar për anëtarësimin.”, u shpreh Mogherini.
(M.Q/Faxweb)