14:34 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Uau, rakia bëhet nga rrushi”, Manjani tallet me Lu-në dhe i rendit 11 çështjet kur ambasadori ka heshtur

10:14 | 10/02/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Uau, rakia bëhet nga rrushi”, Manjani tallet me Lu-në dhe i rendit 11 çështjet kur ambasadori ka heshtur

Ish-minsitri i Drejtësisë Ylli Manjani ka ironizuar fort mrëmjen e djeshme ambasadorin amerikan Donald Lu.

Nëpërmjet një postimi plot ironi dhe sarkazmë në faqen e tij në Facebook, ai tallet me mesazhin përshëndetës të  ambasadorit, për pezullimin nga ana e KLD-së të tre gjyqtarëve që kanë parë falas një ndeshje në stadium.

Manjani pasi tejkalon ironinë, i kujton Lu-së, plot 11 çështje madhore, për të cilat ai hesht, që po shkatërrojnë Reformën në Drejtësi, kapjen e saj nga qeveria, korrupsionin, apo edhe qëndrimin antiamerikan të saj me votën në OKB.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit, në Facebook:

Mbrëmë fjeta i qetë!

Megjithë prezencën e një kolle rraskapitëse post gripale, prap fjeta i qetë sapo lexova mesazhin e zotit Lu, për “pezullimin nga KLD të 3 gjykatësve që kanë parë ndeshje në stadium”.

Veçanërisht më “qetësoi” sentenca …” gjyqtarët duhet të pezullohen deri sa të gjykohen”.

Uau!

Rakia u bëka vërtetë nga rrushi!

Qetësuese, apo jo?

Pas kësaj që lexova, çova në djall:

– zgjedhjen anti-Kushtetuese të Prokurores së Përgjithshme,

– krimin e ekstradimit anti-ligjor të Nazer Seitit,

– amnistimin e çdo trafiku droge,

– imunizimin nga ndjekja penale e çdo shkelësi ligji në pushtetin aktual,

– paligjshmërinë e përditshme të shtetit e qeverisë,

– rivendosjen e hetuesisë politike në Ministrinë e Brendshme,

– kontrollin e drejtësisë nga qeveria,

– shantazhet për arrestime të opozitës,

– dëmet e pallogaritshme financiare që qeveria po i faturon buxhetit publik,

– votën e qeverisë kundër SHBA,

– largimin edhe të atyre pak amerikanëve dhe zëvendësimi me Rusë,

Në djall vafshin!

Meqë këto nuk janë problem për zotin Lu, ska pse të shqetësohemi!

Le të merremi me tre gjyqtarë që panë një ndeshje në stadium.

Ndërkohë e gjithë qeveria rri në stadium e nuk i thotë kush asgjë?!

Sapo erdhi edhe gjoba tjetër nga Arbitrazhi: 57 Milionë dollarë!!!

Ndoshta ky nuk është abuzim aq i rëndë sa kqyrja e një ndeshje futbolli…

Dhe fjeta…

(E.K/FAXWEB) 

Pas

“Ata deshën të më rrëmbenin”, këngëtarja e njohur shpërthen në lot mes skenës

Para

Marrëveshja me Greqinë është mbyllur, merr gazin dhe naftën në zonat 1 dhe 2 në Jon

Para
Marrëveshja me Greqinë është mbyllur, merr gazin dhe naftën në zonat 1 dhe 2 në Jon

Marrëveshja me Greqinë është mbyllur, merr gazin dhe naftën në zonat 1 dhe 2 në Jon

Discussion about this post

 



Të Fundit

Po punonte në minierën e Martaneshit/ Plagoset minatori

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, feston ndryshe dhe në mënyrë simbolike 1 Qershorin: mes fëmijëve të shtruar në repartin e Pediatrisë në QSUT

Policia e Kosovës plan operativ për parandalimin e ngacmimeve seksuale në Veri

SHBA: Izraeli ka gati planin e paqes në Gaza! Hamasi: Jemi skeptikë,qëllimi i tyre është të marrë pengjet

Mbyllet në Fier turi çiklistik i Shqipërisë, shpallen fituesit e garës tradicionale

Ministri i jashtëm turk në Ukrainë: Moska dhe Kievi duan armëpushim, po negociojmë

Italia dhe Kazakistani nënshkruajnë marrëveshje prej 4 miliardë eurosh

Serie A “pushton” Shqipëri-Serbi, plotë 12 futbollistë nga kampionati italian zbresin në Tiranë

Moska e akuzoi për “thikë pas shpine”, Vuçiç: Do të hetojmë si përfunduan armët serbe në Ukrainë

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.