02:19 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Marrëveshja me Greqinë është mbyllur, merr gazin dhe naftën në zonat 1 dhe 2 në Jon

10:20 | 10/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Marrëveshja me Greqinë është mbyllur, merr gazin dhe naftën në zonat 1 dhe 2 në Jon

Marrëveshja për ridemarkacionin e ZEE (Zona Ekonomike Ekskluzive) duket se është arritur mes qeverisë greke me homologët e saj në Tiranë, një zhvillim që lidhet direkt me interes për kërkimin e hidrokarbureve dhe gazit në parcelat 1 dhe 2 në detin Jon, shkruan gazeta greke energypress.gr.

Siç dihet, pala shqiptare në të kaluarën ka reaguar seriozisht në perspektivën e eksplorimit të hidrokarbureve në Jon, duke marrë parasysh se parcelat 1 dhe 2 janë gjithashtu zona kontradiktore.
Historia e zhvillimit dhe përcaktimit të të ZEE-së me Shqipërinë është një histori e trazuar, por duket se të përfundojë në mënyrë të përhershme pas kësaj marrëveshjeje e cila pritet të arrihet shumë shpejt, sipas informacioneve te energypress.gr.

Burime të sigurta tregojnë se marrëveshja me palën greke pranon se deri më sot krijimi i ZEE (Zona ekskluzivisht ekonomike) ka qenë pjesërisht gabim nga ana metodologjike, një pikëpamje e mbështetur nga Shqipëria deri tani dhe që mori formë juridike edhe nga Gjykata Kushtetuese Shqiptare. Pranohet gjithashtu, se gjiret e brendshme duhet të konsideroheshin si “të mbyllura”, për të aplikuar dispozitën përkatëse të Konventës së Detit.

Por në shkëmbim të kësaj, njofton “energypress.gr”, pala shqiptare ka hequr dorë nga pretendimet apo ankesat në lidhje me shelfin kontinental të ishujve Othonoi dhe Erikoussa, i cili është i një rëndësie të veçantë në lidhje me kontestimin greko-turk mbi Kastelorizon. Sipas kësaj gazete pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, kjo çështje do të quhet njëherë e përgjithmonë e mbyllur.

Kujtojmë se blloqet 1 dhe 2 në detin Jon u tenderuan nga qeveria greke në korrik 2015. Për bllokun 2 në Veri të detit Jon u nënshkrua vitin e kaluar kontrata me konsorciumin – TOTAL- HEP – EDISON për kërkim gazi dhe hidrokarbure.

Tani, zyrtarët e lartë të qeverisë greke shprehin besimin e tyre se problemet e tilla nuk do të ngrihen përsëri duke e quajtur çëshjen e ridemarkacionit të ZEE-së me Shqipërinë përfundimisht të mbyllur.

Burimi: Energypress.gr

Përshtati në shqip: (B.S/Faxweb)

Pas

”Uau, rakia bëhet nga rrushi”, Manjani tallet me Lu-në dhe i rendit 11 çështjet kur ambasadori ka heshtur

Para

Gjendje ”lufte” në Golem, IKMT rrafshon 10 biznese. Një prej pronarëve pëson arrest kardiak

Para
Gjendje ”lufte” në Golem, IKMT rrafshon 10 biznese. Një prej pronarëve pëson arrest kardiak

Gjendje ''lufte" në Golem, IKMT rrafshon 10 biznese. Një prej pronarëve pëson arrest kardiak

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.