16:08 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Maqedoni/Ende jo marrëveshje mes Zaev dhe Gruevskit për ligjet me 2/3. BDI e Ahmetit: Nuk kemi punë me Gruevskin

17:14 | 19/02/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Gjitha
0
Maqedoni/Ende jo marrëveshje mes Zaev dhe Gruevskit për ligjet me 2/3. BDI e Ahmetit: Nuk kemi punë me Gruevskin

Në Maqedoninë fqinje, vazhdojnë takimet e grupeve të punës mes VMRO-DPMNE-së së Nikolla Gruevskit dhe LSDM-së së kryeministrit Zoran Zaev, me qëllim arritjen e një kompromisi për votimin e ligjeve që kërkojnë 2/3 e votave në Kuvend. Bisedimet po zhvillohen me dyer të mbyllura.

Edhe pse asnjëra palë nuk jep detaje në lidhje me ecurinë e bisedimeve, mësohet se përveç planit 3-6-9, mes pozitës dhe opozitës bisedohet edhe për Ligjin për përdorimin e gjuhëve si dhe për Ligji e dëshmitarëve të mbrojtur.

Opozita e VMRO-DPMNE thotë se për shkak të ndjeshmërisë së bisedimeve nuk mund të japin detaje nga takimet me LSDM-në, se për cilat ligje deri më tani janë dakorduar e për cilat nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët.

Partia më e madhe opozitare thotë se kthimi i deputetëve të saj në Parlament gjithashtu varet nga pikërisht këto bisedime pas bojkotit në shenjë revolte për burgosjen e deputetëve të akuzuar për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.

Edhe zyrtarët nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë që janë pjesë e grupit punues, hezitojnë të japin informacion nëse nga këto bisedime është arritur ndonjë marrëveshje me VMRO-DPMNE-në.

Në mungesë numrave, LSDM-ja kërkon ndihmën e VMRO-së që këta të fundit të sigurojnë shumicën gjatë miratimit të ligjeve që kërkojnë 2/3 e votave. LSDM gjithashtu ka shprehur gatishmëri që të zgjerojë koalicionin qeverisës me qëllim të sigurimit të një shumice të qëndrueshme.

Ndërkaq nga BDI-ja e Ali Ahmetit mohojnë të kenë zhvilluar takime me përfaqësues të VMRO-DPMNE-së. Ata thonë se përkundrazi takimet me partnerët e koalicionit janë të përditshme me qëllim të harmonizimit të qëndrimeve politike.

Burimi: Alsat

Pas

Zhvillimet në Universitetin e Tiranës, Bordi akuza Konit: Na ka penguar, është treguar mosbashkëpunues

Para

“Nuk kam fjalë”, Stresi sapo u fejua, ja reagimi i reperit (FOTO)

Para
“Nuk kam fjalë”, Stresi sapo u fejua, ja reagimi i reperit (FOTO)

“Nuk kam fjalë”, Stresi sapo u fejua, ja reagimi i reperit (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë ka thënë se vendet evropiane janë të hapura për të folur me Iranin

Gjermania: BE-ja e gatshme të rifillojë negociatat me Iranin

Ja cila mund të jetë arsyeja e tragjedisë ajrore të Boeing 787

Izraeli intensifikon sulmet në Gaza, mbi 140 të vrarë në 24 orë viktima edhe pranë pikave të ndihmave

Balluku në Athinë: Shqipëria e angazhuar për sigurinë energjetike dhe tranzicionin e gjelbër në rajon

Katz: Është shkatërruar selia qendrore e sigurisë së brendshme iraniane

Kryeministri britanik Starmer thërret mbledhje urgjente të komitetit Cobra pas tensioneve mes Iranit dhe Izraelit

Balla në Strasburg: Shqipëria synon anëtarësimin e plotë në BE brenda dekadës

Britania e Madhe evakuon familjet e diplomatëve nga Izraeli për shkak të krizës me Iranin

Izraeli sulmon objektiva në lindje të Teheranit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.