Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka njoftuar sot se do të vendosë së shpejti “bllokun më të madh” të sanksioneve, që janë parë ndonjëherë në histori, kundër Koresë së Veriut. Masat e reja do të synojnë bllokimin e 56 anijeve dhe kompanive të transportit detar.
“Sot po njoftoj se po nisim një sërë sanksionesh të reja, më të mëdhatë për regjimin e Koresë së Veriut.” – tha Trump në disa pjesë të një fjalimi të lëshuar paraprakisht. Koreja e Veriut tashmë ndodhet nën një grup sanksionesh ndërkombëtare dhe amerikane për shkak të programit të saj bërthamor dhe testet e raketave.
“Departamenti i thesarit së shpejti do të ndërmarrë veprime të reja për të ndaluar më tej burimet e të ardhurave dhe karburantit që regjimi përdor për të financuar programin e tij bërthamor dhe për të mbështetur ushtrinë e saj duke synuar 56 anije, kompanitë e transportit dhe bizneset tregtare që po ndihmojnë Korenë e Veriut për të shmangur sanksionet.” – tha Trump.
Nuk është ende e qartë se ku ndodhen anijet apo kompanitë në shënjestër. SHBA ka ndërmarrë sanksione kundër regjimit që nga viti 2008 dhe kufizimet e fundit mund të vijnë në pas sanksioneve të njoftuara në nëntor – të drejtuara ndaj operacioneve të transportit të Koresë së Veriut, si dhe kompanitë kineze tregtare me Penianin.
Kombet e Bashkuara e ‘goditën’ atë deri në dhjetor me një sërë sanksionesh, mbështetur nga të 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit, përfshinin masa për të ulur importet e naftës së Koresë së Veriut deri në 90%.
Njoftimi i Trump vjen pasi Koreja e Veriut po kryen atë që po shihet nga fuqitë perëndimore si ofensivë në Lojërajt Olimpike dimërore në Korenë e Jugut.
Udhëheqësit amerikanë kanë synuar të theksojnë se Koreja e Veriut paraqet ende një kërcënim bërthamor, pavarësisht shkrirjes së marrëdhënieve me Jugun. Vajza e presidentit, Ivanka, është në Korenë e Jugut për të marrë pjesë në ceremoninë e mbylljes së Lojërave dhe Zv/presidenti Mike Pence ishte atje për hapjen.
Megjithatë, asnjë takim nuk ka ndodhur mes zyrtarëve të lartë të Koresë së Veriut që marrin pjesë, përfshirë Kim Yo-jong, motra e udhëheqësit, me zyrtarët amerikanë.
Koreja e Veriut ka vazhduar të kryejë teste raketore dhe bërthamore pavarësisht sanksioneve kundër tyre. Vitin e kaluar ata kryen testin e parë të një rakete me rreze të gjatë, të aftë për të arritur Uashingtonin, por ende nuk është e qartë nëse Koreja e Veriut zotëron teknologjinë e nevojshme për të vendosur një pajisje bërthamore për një raketë.