Njerëzit që janë të njohur ndërkombëtarisht, është normale që të kënë ndikim në mbarë botën përsa i përket zgjedhjeve apo preferencave të shumicës së njerëzve.
Një prej tyre është familja Kardashian, e cila vetëm me anë të një statusi në rrjetet sociale u “imponon” shumicës së njerëzve të besojnë gjërat që besojnë ato, të veshin siç vishen ato apo edhe tendencën për të ndjekur veprimet e tyre.
Lajmi më i fundit që qarkulloi ishte se Kylie Jenner më anë të një statusi në Twitter ku tregonte se versioni i ri i aplikacionit Snapchat e ka bërë shumë të mërzitshëm eksperiencën aty, bëri që kompania të kishte miliarda humbje.
Megjithatë Kylie nuk është e vetmja.
Në 2016, presidenti i sotëm i SHBA-ve, Donald Trump shkroi një status kundër shërbimit të kompanisë ajërore Boeing, duke bërë që kompania të kishte një humbje prej 2 miliard dollarësh vetëm nga kjo. Të njëjtën gjë Donald Trump bëri në 2017 duke akuzuar kompaninë e makinave Toyota sepse nuk ishin treguar të sjellshëm mjaftueshëm kur vajza e tij Ivanka kishte shkuar për të blerë një makinë. Plot 1.2 miliard humbje pati kompania vetëm nga kjo pakënaqësi, shkruan Blitz.
Moderjatorja Oprah Ëinfrey është gjithashtu një nga influencueset më të mëdha të botës. Ajo i kushtoi shumë kompanisë ëirght ëatchers, kompania që kujdeset për të trajnuar persona të ndryshëm që kanë probleme me peshën. Një fjalim që Oprah mbajti në Golden Globes ku ju tregonte njerzve ta donin veten ashtu siç ata janë, u bë aq virale sa askush s’dëshironte më të humbte peshë, duke i kushtuar kompanisë në fjalë një ulje prej 3 milion dollarësh brenda muajit.
Michelle Obama, ish Zonja e Parë e SHBA-ve gjithashtu është një person shumë i besueshëm. Kur Michelle hoqi dorë nga kostumet Versace, për të veshur një tjetër linjë, kompania pati një ulje prej 1 milion dollarësh menjëherë.
(F.M/Faxweb)