Rruga që të çon në Parku Kombëtar të Llogarasë është kthyer në një burim aksidentesh dhe rrezikohet jeta e banorëve.
Në videon e mëposhtme, e dërguar nga gazetarja e Fax NeWs, Afrovita Hysaj, vihet re që rreziku është i lartë.
Veç pengesave në rrugë nga betoni i ngritur, që mbetet burim aksidentesh, erozioni ka sjellë shkarje dherash në disa pika të rrugës, duke e bërë rrugën të kalueshme vetëm në një sens.
Mungesa e tabelave paralajmëruese për devijim të rrugës apo për humnerat e shkaktuara mund të rezultojë fatale.
Aksi qe lidh Vlorën me rivierën e jugut është i dëmtuar në disa pjesë.
Në këtë rruge investimi i fundit daton para 5 vitesh, një investim i pjesshëm që konsistonte thjesht në mbushjen e gropave të hapura.
Të shumta në numër kanë qenë edhe aksidentet e shënuara pikërisht në këtë aks rrugor.
(F.M/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=Ej2vcQMBdt8&feature=youtu.be