05:37 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Trondit shkrimtarja shqiptare, akuzon ish-presidentin gjerman për ngacmim seksual

09:52 | 28/02/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Trondit shkrimtarja shqiptare, akuzon ish-presidentin gjerman për ngacmim seksual

Zana Ramadani, shqiptarja nga Maqedonia që është bashkëthemeluese e lëvizjes feministe “Femen” në Gjermani, është kthyer në qendër të vëmendjes. Kjo pasi ajo akuzon ish-presidentin gjerman për sjellje të pahijshme.

Sot ajo promovon librin e saj “Sexismus. Über Männer, Macht und #Frauen” (Seksizmi. Mbi burrat, pushtetin dhe #gratë”), por ajo që ka bërë më përshtypje kanë qenë akuzat që drejton shqiptarja ndaj ish-presidentit gjerman Joachim Gauck, të cilin e akuzon për sjellje të pahijshme.

Skena që përshkruhet në librin i cili promovohet sot, ka ndodhur në qershor të vitit 2016, në kështjellën Bellevue të Berlinit, shkruan gazeta “Berliner Zeitung”. Zonja Ramadani ishte aty në mesin e një numri të madh të ekspertëve të integrimit, që ishin ftuar si mysafirë të presidentit federal.

Pas daljeve të saj publike me gjinj të zbuluar gjatë protestave kundër diskriminimit të gruas, që i bënte si aktiviste e grupit “Femen”, presidenti e ka pyetur Zanën nëse ajo do të zhvishej edhe aty, në kështjellë. Pasi ajo i ka thënë se fustani i saj ishte shumë i komplikuar për një gjë të tillë, Gauck i është përgjigjur se ai, po qe nevoja, mund ta ndihmonte.

Kështu së paku citon Zana Ramadani atë në librin e saj. Dhe për të mos mbetur puna me kaq, ajo shkruan se gjatë fotografimit të përbashkët ai e ka përqafuar dhe a ka vënë krahun mbi ijet e saj. “Unë prisja madje pothuaj që dora e tij të rrëshqiste më poshtë, drejt prapanicës. (…) Isha e prekur në mënyrë të pakëndshme, por e lash të ndodhte. E çfarë do të bëja unë? Ai ishte president federal”, shkruan Zana Ramadani në librin e saj.

Por, edhe pse kjo situatë i ishte dukur e pakëndshme atëbotë, Zana nuk ishte e interesuar ta vendoste presidentin në shtyllën e turpit, ka theksuar ajo në bisedë me “Berliner Zeitung”. Ndërsa, i pyetur nga gazeta “Berliner Zeitung”, ish presidenti Gauck nuk ka dashur të marrë qëndrim. Në vend të tij është përgjigjur avokati i tij, Christian Schertz.

“Akuza e zonjës Ramadani nuk ka asnjë bazë. Po të lexohet teksti më saktësisht, aty shkruan se z. Gauck e ka vendosur dorën rreth saj ashtu siç është e zakonshme për bërjen e një fotografie të përbashkët”, ka thënë avokati.

(E.K/FAXWEB)

Etiketa: ngacmim seksualshkrimtarja shqiptare
Pas

E FUNDIT/Sasia më e madhe e kokainës e kapur në Shqipëri, kush i dekonspiroi trafikantët?

Para

Vendimi? Ky është qyteti i parë që ndalon makinat me naftë!

Para
Vendimi? Ky është qyteti i parë që ndalon makinat me naftë!

Vendimi? Ky është qyteti i parë që ndalon makinat me naftë!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Derbi i Stambollit për Skriniar, Fenerbahçe përmirëson ofertën

E paprecedentë në Durrës, ‘zhduket’ jahti nga vendi ku ishte ankoruar! Pas denoncimit nga pronari, mjeti lundrues shfaqet papritur duke u kthyer

Trump sulmon mediat e njohura amerikane: Objektivat iraniane u shkatërruan plotësisht, lajmet e rreme po përpiqen të na poshtërojnë

Tregtia e armëve me Ukrainën, Rusia pret shpjegime nga Beogradi: Raporti tepër shqetësues

Konflikti në Lindjen e Mesme! Kaja Kallas: Të gjitha palët duhet të bëjnë një hap prapa dhe të kthehen në tryezën e negociatave

Gjetën armë në pronën në veri, Sveçla: Do të arrestojmë politikanin serb Arsenijeviç

Makina del nga kontrolli në Shkodër, përplasje me mjet tjetër, dy persona në spital

Thirrja e Ministrisë së Jashtme: Kujdes i shtuar për shqiptarët në vendet e Gjirit Persik

Blendi Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.